MPMS dhe UNDP-ja kanë hapur Programin e Subvencionimit në Pagë ku pritet të punësohen 120 punëkërkues

MPMS dhe UNDP-ja kanë hapur Programin e Subvencionimit në Pagë ku pritet të punësohen 120 punëkërkues

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se ministria që ai drejton dhe me mbështetjen e UNDP-së ka shpallur të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me mbështetjen teknike të UNDP-së, shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë, duke filluar prej datës 16 mars 2018. Ky Program do t’u ofrojë punësim njëvjeçar 120 të papunëve afatgjatë, të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në të gjitha Komunat e Kosovës. Me këtë rast, ftojmë kompanitë e sektorit privat të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse, që të përfitojnë subvencionim prej 50 për qind të pagës mujore, për çdo person të papunë që punësojnë për periudhën njëvjeçare. Afati i fundit për aplikim nga punëdhënësit dhe punëmarrësit është data 6 prill 2018 deri në orën 16:00”, thuhet tutje në njoftimin e ministrit, Skender Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …