Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndarë të enjten 100 pako me veshmbathje për familjet skamnore të Komunës së Suharekës. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pakove ka marr pjesë edhe ministri i kësaj Ministrie, z. Arban Abrashi dhe kryetari i komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj. Ministri Abrashi këtyre familjarëve ju ka thënë se janë këto mallra që në mënyra të ndryshme janë konfiskuar nga dogana e Kosovës dhe ne kemi vendosur që të ndihmojmë familjet që kanë nevojë anembanë vendit tonë. Përzgjedhja e familjeve që kanë përfituar nga një pako veshmbathje është bërë nga Qendra për Punë Sociale në Suharekë, e cila ka përgatitur regjistrin e familjeve dhe ka asistuar gjatë shpërndarjes. Sami Rrakaqi, drejtor i QPS-së në Suharekë, ka thënë se është kjo një ndihmë e mirë në këto kushte të vështira. Për kësi lloj ndihme ka gjithmonë nevojë.