leoni

MPMS

MPMS ka ndarë mbi 801 mijë euro pensione për persona të vdekur

Për 11 muaj Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale u ka ndarë pensione personave që tashmë kanë vdekur. Shuma e ndarë është mbi 801 mijë euro. Prej tyre 199 mijë euro janë paguar vetëm në vitin 2015 për njerëzit që kishin vdekur në vitin 2014. Këto keqpërdorime në ministrinë e ministrit  Arban Abrashi, i ka gjetur Auditori i Përgjithshëm. Sipas ZAP, për 2 mijë e 254 persona të vdekur janë dhënë pensione nga ana e Ministrisë së Punës. Edhe për 1 mijë e 870 persona të tjerë të vdekur e që kanë pasur aftësi të kufizuara janë marrë pensione. ZAP, tërheq vërejtjen mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave të pensioneve, rezulton me pagesa të parregullta, dhe me dëmtim të buxhetit. Auditori i Përgjithshëm rekomandon që ministri duhet të sigurojë se do të ndërmerren veprimet e duhura në mënyrë që të sigurojë forcimin e kontrolleve të brendshme në pastrimin e listave në baza mujore, para se të bëhet kompensimi i pensioneve. Po ashtu duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për kthimin e pensioneve të dhëna pa bazë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …