MPMS nënshkruan marrëveshje në fushën e aftësimit profesional

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e aftësimit dhe riaftësimit profesional. Marrëveshja që u nënshkrua në mes të ministrit të MPMS-së, Skender Reçica dhe drejtorit të KPK-së, Astrit Panxha ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e aftësimit dhe riaftësimit profesional, për përgatitjen profesionale të kuadrove në sektorin e prodhimit dhe nevojave të klubit të prodhuesve. Ministri Reçica dhe drejtori Panxha e vlerësuan të rëndësishme bashkëpunimin nëpërmjet kësaj marrëveshje, duke marrë parasysh nevojat e tregut të punës dhe kompanive kosovare, për ngritje të kuadrove në aftësim dhe riaftësim profesional dhe me qëllim të punësimit. Të dy u dakorduan për thellim të bashkëpunimit edhe nëpërmjet projekteve tjera në të ardhmen, që kanë për qëllim avancimin e përgatitjes profesionale të kuadrove në përputhje me nevojat e prodhuesve vendorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …