Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë pensionistët se nga 1 tetori obligohen të paraqiten në zyrat e pensioneve në këtë ministri në komunat ku jetojnë. “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë”, thuhet në njoftim. Sipas MPMS-së, nëse pensionistët nuk paraqiten sipas ligjeve në fuqi, suspendohen nga pagesa.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …