leoni

Ali Hertica

Mr.Ali Hertica: Pazotësia…

Rosi thotë qartë se nuk merret me kalimin historik nga një gjendje pa pushtet politik, në një gjendje me pushtet politik. Është shqetësuese se çfarë mund ta bëjë legjitime gjendjen shoqërore me gjendjen që ka sot Kosova në territorin e saj, ku bllokohen rrugët, vriten shqiptarët… Këtë gjendje të një situate politike pa kontroll, nuk duhet lejuar më nga institucionet legjitime të Kosovës.Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keqmenaxhimit që i bënë Qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës.

Ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës. Në Kosovë ka dështuar UNMIK-u, EULEX-i, po dështojnë edhe qeveritarët e Kosovës, në krye me  Albin Kurtin; po dështon zonja president Vjosa Osmani, po dështojnë madje edhe partitë politike.

Nuk është e rastësishme që një “grusht” kriminelësh të ndihmuar nga qeveritarë të Serbisë, e destabilizon Kosovën. Veprimet kriminale e terroriste janë të qëllimshme dhe kanë skenar të paraparë e të organizuar, që Kosovën tek bota demokratike ta paraqesin si vend ku “shqiptarët të nuk janë të zotë që të mbajnë shtet”.

Krejt kjo është e ndihmuar nga qeveria serbe dhe shërbimet përkatëse, që ta frikësojnë, terrorizojnë popullatën shqiptare, që ta braktisë vendbanimin e tyre. Ndërkaq, asociacionet relevante ndërkombëtare, duke filluar nga NATO, UNMIK-u, EULEX-i, e të ndihmuar nga servilët qeveritarë të Kosovës në krye me Albin Kurtin e Vjosa Osmani, janë duke bërë “sehir”. Dhe, pikërisht në saje të “sehirllekut” e të tolerancës, ledhatimit të të gjithë atyre që tash e sa kohë janë duke e “dhunuar” Kushtetutën e Kosovës, Kosova po e humb autoritetin shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …