Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Revoltat politike janë shumë të rrezikshme

 A kanë të drejtë qytetarët të ngrenë krye kundër një qeverisje të padrejtë. Padrejtësia gjen vend kurdoherë kur autoritetet politike nxjerrin ligje që nuk mbështeten nga të gjithë. Mirëpo, detyra për bindje vlen edhe për ligjet e padrejta, megjithëse qytetarët i shikojnë ligjet edhe vendimet si të padrejta, ‘nuk’ duhet të ngrenë krye kundër autoriteteve politike, të cilat, megjithatë ‘kanë’ të drejtë të shtypin çdo kryengritje.

Pushteti i ligjvënës ose ushtruesi i tyre, kryetari i shtetit, mund ta prishin marrëveshjen fillestare. Kështu ata e humbasin sipas pikëpamjes së qytetarëve të drejtën për të qenë ligjvënës dhe kryetari i shtetit, në të tilla raste i jep qeverisë fuqi të plot për të përdorur dhunë. Megjithatë nuk lejohet që nënshtruesi të bëjnë kundërshtim të dhunshëm.

Duke pas parasysh këtë thuhet se shpesh mund të ketë kundërshti midis ligjeve dhe vendimeve politike. Disa mund të mendojnë se “qeveria prishi marrëveshjen fillestare” duke nxjerrë një ligj që nuk ka mbështetjen e përgjithshme, ndërkohë që qeveria ka qëllim tjetër. Kush do të vendosë se cili ka të drejtë, nuk ka një instancë të tretë, në krah të popullit dhe autoriteteve. Filozofi i madh i politikes Kantie shikon të natyrshme, që kryetari i shtetit që kujdeset për rregullimin juridik në shoqëri, të marrë vendime në këtë rast.

Në këtë rast mundë të ketë revolta politike që janë shumë të rrezikshme. Ato janë të rrezikshme, sepse në rastin më të keq e çojnë shoqërinë në luftë civile, që sipas Kantit është shumë më e keqe se tirania. Mirëpo, nuk është e thënën që revoltat të marrin kaq për tersi. Në rastin më të mirë, ato sjellin një qeverisje të re, edhe më të mirë, megjithatë këshillohet që të bëhet kujdes në gjykimin e veprimeve, sipas pasojave të pritshme.

Paragjykimi i revoltës politike nuk nënçmon të drejtat normale të shtetasve. Këtu duhet të mbahet një distancë të qartë nga ideja e kryetarit të shtetit dhe të kryeministrit, që nuk ka asnjë detyrim ndaj shtetasve dhe mund të qeverisë si të dojë. Me të vërtetë ata që cenohen nga vendimet politike nuk kanë të drejtë të përdorin forcë ndaj pjesës tjetër. Në këto raste ka forma të tjera për të bërë qëndresë. Një nga ato është “liria e pendës”, që do të thotë e drejta për ta bërë të njohur zyrtarisht mendimin lidhur me padrejtësitë që bëhen shoqërisë.

Njerëzit mendojnë krejt ndryshe për lumturinë dhe kush e sjell atë, prandaj vullneti i tyre nuk mundet të vihet nën një parim të përbashkët që mbështetet mbi lumturinë… Asnjë nuk mund të më shtrëngojë të jemi i lumtur sipas mënyrës së tij, por ka të drejtë të kërkojë lumturi sipas mënyrës së vet, pa e cenuar lirinë e tjetrit…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …