Mr. Kadrush Radogoshi: SFIDA E HEROIT

(Për librin e Kadri Rexhës “Fati i luleve”)

Shqiptarët, të mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar, që nga viti 1913 e deri sot, përjetuan tmerre të njëpasnjëshme të shkaktuara nga pushtuesit sllav. Tetëdhjetë vjetët e këtij pushtimi janë edhe tetëdhjetë vjetët e përpjekjeve per t’i bërë ballë stuhisë shovene. Në këto përpjekje u dalluan, ata qe ecën shtigjeve të flijimit për idealin e lartë të lirisë së atdheut. Këto figura populli arriti t’i përjetësojë në këngë, por deri vonë nuk u shkruan libra për ta, shkaku është i thjeshtë s’mund të botoheshin. Nuk është e rastit, pra, mungesa e monografive, biografive të romanësuara, romaneve kushtuar heronjve, që i janë kundërvënë deri në flijim pushtetit okupues. Kohët e fundit filluan të botohen libra, që pretendojnë ta mbushin këtë zbrazëtirë. Në mesin e librave të tillë spikat edhe monografia e Kadri Rexhës me titull: “Fati i luleve” dhe nëntitull “Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla“.
Lexuesi kosovar emrin e Kadri Rexhës e ka hasur ne feqet e shtypit tonë ditor e periodik gjatë viteve shtatëdhjetë me artikuj kushtuar figurave të shqura të historisë dhe kulturës sonë kombëtare, me artikuj bibliografikë, me recensione e herë pas herë edhe me poezi. Studimet pasuniverzitare, në grupin e letërsisë shqiptare i vijoi në Prishtinë, të cilat nuk arriti t’i kryente, sepse e burgosën dhe e dënuan me 3 (tre) vjet burg, ndërsa pas daljes nga burgu, shkoi në ekzil, në Zvicër. Kadri Rexha ishte ndër shokët më të ngushtë të Jusuf Gërvallës, prandaj të dhënat jetësore për të janë kryesisht korrekte duke e pamundësuar shfaqjen e një sëmundjeje të shpeshtë për shkrimet e këtij zhanri, atë të mungesës së fakteve, të cilat shpeshherë, imagjinohen deri në spekulim. 
Monografia e Kadri Rexhës i kushtohet shkrimtarit dhe heroit Jusuf Gërvalla, portreti i të cilit është vendosur ne mesin e dy portreteve të prindërve të tij, babait Bardhosh Dinës dhe nënës Ajshe, te bijes së Jusuf Buzhalës nga Kryesheci, por që me kohë banonte në Pejë. Këto tri portrete janë dhënë në sfondin e bashkatdhetarëve, të ndeshur me pushtuesit serbomalazez, që nga viti 1912-13, kur më tepër se gjysma e hapësirës etnike shqiptare mbeti jashtë kufijve të Shtetit shqiptar. 

Drama tetëdhjetëvjeçare 

Duke i vendosur heronjtë e tij në sfondin e ngjarjeve historike të rreshtuara në bazë të rendit kronologjilk, Kadri Rexha, jo vetëm që shkruan libër për dramën tonë tetëdhjetëvjeçare nën pushtimin serb, por dëshmon se heronjtë e librit të tij janë bij të kohës, në rrjedhat e së cilës ndikuan me forcë. Historia shqiptare e dhenë përmes figurave, përmes njerëzve të thjeshtë, të cilët me qëndresën, me stoicizimin, me heroizmin e kundërvenies ndaj politikës kolonialiste të Serbisë, e ka tragjikën, por edhe heroizmin e vet. Bardhosh Dina e Ajshe Gërvalla janë shembuj tipik të kësaj qëndrese, të këtij stoicizmi. 
Bardhosh Dina, luftëar i lirisë që nga viti 1912, është dhënë në kontekstin e ngjarjeve tronditëse për shqiptarët: Lufta Parë Botërore, krijimi i Jugosllavisë së Versajës dhe ripushtimi i Kosovës, kolonizimi i saj me serbë e malazezë, shpërnguljet për në Turqi, vrajset masive, kundërvenia e kaçakëve kolonizatorëve, Lufta e Dytë Botërore dhe fundi i saj, Masakra e Tivarit, e Drenicës, e Gjilanit dhe masakra të tjera anembanë Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi. E dhënë në kontekstin e këtyre ngjarjeve, figura e Bardhosh Dinës ta kujton portretin e kryengritësit të përjeteshëm shqiptar me pushkën e gjatë “vazhdim i shtytllës vertebrale” të shndërruar në arketip. 
Figura e nënë Ajshes ishtë dhënë me të gjitha vlerat e larta morale, me tërë tragjikën dhe stoicizmin e saj. Ajo me mundime e sakrifica të mëdha rriti djemtë e saj, Jusufin dhe Bardhoshin, të cilët, ashtu të rritur, ia dhuroi atdheut, duke i murosur në themelet e ndërtesës së lirisë kombëtare. Skena e takimit të saj me Jusufm e Bardhoshin e vrarë, kam bindjen, se i tejkalon për nga përmasa tragjike edhe skenat më tragjike të kryeveprave botërore që nga Eskili, Sofokli e Euripidi e deri tek Shekspiri. Kjo skenë tragjike është e mbështjellur me një forcë të madhe morale, me një dashuri të madhe për atdheun dhe lirinë e tij. Ajo nuk ka nevojë për sedativë edhe pse i janë vrarë dy djem, edhe pse nuk ka mundesi t’i mbulojë me dheun e tokës nënë. Me plot të drejtë, autori i librit Kadri Rexha, këtë nënë e krahason me Kosovën dhe fatin tragjik të saj. Figura e nënë Ajshes i ka të gjitha tiparet e arketipit të nënës shqiptare, që nuk mund ta thyejnë rrebeshet e jetës nën robëri. Ajo edhe në humbje është e madhe. 
Kadri Rexha rrëfen për heroin e tij kryesor Jusuf Gërvallën, për rrugën e tij jetësore që nga lindja në vitin 1945 e deri në vrasjen e tij më 17 janar 1982 në fshatin Untengrupenbach rrethi i Shtutgartit, varrimin e tij, të Bardhoshit e Kadri Zekës, duke përfunduar me një informacion të shkurtër për familjen e Jusufit e të Bardhoshit, e para e vendosur në Tiranë, ndërsa e dyta në Zvicër. 

Jeta dhe vdekja që nuk kundërshtohen

Figurën e Jusufit autori e vështron në kontekstin e ngjarjeve tronditëse për Kosovën: Aksioni i armëve me tërë veprimet makabre të UDB-së jugosllave në krye me kriminelin Rankoviq, shpërngulja e shqiptarëve për Turqi në bazë të marrëveshjes jugosllavo-turke, burgosja e Adem Demaçit dhe anëtarëve të organizatës patriotike Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në vitin 1964, kremtimi i 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në vitin 1968 dhe me demonstratat e këtij viti në të cilat ishte edhe vetë pjesëmarrës… 
Burim tjetër për formimin e Jusufit ishin rrëfimet për babanë dhe luftën e tij të pandërprerë, përrallat që ia rrëfente nëna dhe këngët qe ia këndonte ajo, mësuesi, shkolla, fshati, qyteti i Pejës, ku e kaloi rininë, thënë troç, ishte kujtesa historike e popullit, e cila luajti rol vendimtar në formimin e tij. 
Në librin e Kadri Rexhës figura e Jusuf Gërvallës jepet në të gjitha dimensionet e saj. Kjo figurë, poliedrike, siç e quan me të drejtë autori, u shqua në komponim dhe interpretim të këngëve duke arritur të regjistrojë mbi 200 këngë në Radiotelevizionin e Prishtinës, të cilat i fshinë barbarisht pas ikjes së tij në vitin 1979, u shqua në publicistikë, në pikturë, në dramë, në prozë, shkëlqeu në poezi, u shqua në kritikë letrare, në kritikë muzikore, në kritikë filmi e sidomos ushqua në veprimtarinë patriotike, për të cilën e flijoi jetën. 
Autori, në këtë libër, e shtron dhe e argumenton tezën se Kosova nuk është thjesht e okupuar, por është e kolonizuar dhe kolonizimi i saj është më i ashpër se kolonizimi që e ka njohur Afrika dhe Azia. Kjo tezë ma kujton një mendim të Franc Fanonit të shprehur nc librin e tij “Të mallkuarit e botës”, i cili do t’i përshtatej shumë figurës së Jusuf Gërvallës: “Përgjegjësia e intelektualit të kolonizuar nuk është përgjegjësi përballë kulturës kombëtare, por përgjegjësi e përgjithshme ndaj kombit në tërësi… Të luftosh për kulturën kombëtare do të thotë të luftosh për çlirimin e kombit, që është amë materiale në saje të së cilës bëhet e mundëshme kultura. Lufta kulturore nuk mund të zhvillohet jashtë luftës kombëtare”…
I vetëdijshëm për atdheun e kolonizuar, Jusuf Gërvalla në jetën dhe veprën e tij u udhëhoq nga ideali i lirisë. Pikërisht ky ideal e krijoi sinoniminë në mes të jetës dhe të veprës artistike të tij. Pohimi i Kadri Rexhës se “… Jeta dhe vepra e Jusuf Görvalles nuk janë dy fenomene, që e kundërshtojnë njëra-tjetrën, ashtu siç ka ditur të ngjajë shpesh në kohëra dhe në mjedise të caktuara”, e argumenton plotësisht tezën se jeta dhe vepra e Jusuf Gërvallës e përbëjnë një sinonimi të plotë JETA-VEPRA. 
Libri i Kadri Rexhës na kujton se letërsia shqiptare, pjesa dërmuese e saj, e krijuar në rrethanat e një pushtimi të egër e primitiv, nuk u krijua si komoditet estetik, por si kundërvënie e brendshme e këtij populli antik dhunës dhe terrorit fizik e shpirtëror. Pra, letërsinë shqptare në veçanti e kulturën në përgjithësi në pjesën dërmuese të saj, e karakterizon dëshira e shqiptarëve për të jetuar të lire në trojet e tyre etnike, e karakterizon ideali i lirisë. Shkrimtarët tanë më të mirë, të frymëzuar nga ky ideal, u bënë udhëheqës shpirtërorë të popullit e shpeshherë edhe udhëheqës të dtejtpërdrejtë në luftën për liri kombëtare e drejtësi sociale. Duke qenë të tillë shkrimtarët tanë u burgosën (Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, etj,), iken në ekzil (Ramadan Rexhepi, Kosovë Rexhë Bala, Mustafë Xhemaili, etj.), u mbytën në tortura apo u vranë (Fazli Graiçevci, Rexhep Elmazi, Jusuf Gërvalla). Në kontekstin prometeik të letërsisë shqiptare spikat figura e Jusuf Gervallës. Në tërë opusin e tij letrar, qoftë në poezi, qoftë në prozë apo dramë materializohet estetikisht ideali i lirisë, pa të cilin jeta dhe vepra e njeriut nuk kanë vlerë. Poezia e Jusuf Gërvallës, së cilës i drejtohet shpesh autori i monografisë, në rrafshin tematik është e gjërë, në rrafshin meditativ është e thellë, në rrafshin emocional e sinqertë, e përjetuar thellë dhe e ngjyrosur me ngjyrat e një shpirti sa te ndieshëm e lirik aq të fortë e heroik, në rrafshin estetik është krijuar nga një penë e telentuar, që nuk lind per çdo ditë në letërsinë tonë. Ajo nuk është poezi e zhurmës patriotike, të cilën e shkruajnë patriotët me prirje të kufizuar poetike e në rastet drastike edhe shprtrat e shitur te djalli, që mundohen t’i fshehin mëkatet e tyre të djeshme e të sotme me masken e profetëve të rremë, por poezi e sintezave të mahnitshme ekzistenciale dhe dimensioneve profetike. Është shumë e qëlluar vënia e titullit “Fati i luleve” dhe e vargjeve në fillim të librit: 

“Lule, lule, ç’fat paski pasur
Gjithmonë të njoma të ndërroni jetë
Sa më të bukura që të jeni rritur
Vdekja ju vjen më shpejt” 

Motoja në vargje pasohet nga nje moto tjetër në prozë, që s’është asgjë tjetër pos betim i Jusuf Gërvallës për të mos u tërhequr kurrë nga rruga e ndritshme. Ky betim i Jusufit ta kujton betimin e njohur të njëres nga figurat më të njohura të kombit, atë të Hasan Prishtinës. 
Kadri Rexha shkruan me objektivitet për punën poliliko-patriotike të Jusuf Gërvallës, e cila s’ka se si të mos lidhet me punën e tij publicistike, botimit të revistave “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”, shkrimeve, të cilat dëshmojnë për publicistin e shquar, analistin e rrethanave politike dhe udhëheqësin e Lëvizjes Kombëtare, e cila, kërkesë të parë e kishte krijimin e Republikës së Kosovës në ish Federatën jugosllave, ndërsa kërkesë përfundimtare bashkimin kombëtar dhe krijimin e shtetit etnik shqiptar në kufijt e vet të natyrshëm. 
Ndër figurat me të cilat lidhet ngusht veprimtaria politiko-patriotike e Jusuf Gërvallës e të cilave u kushtohet vend i duhur në libër janë Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Sabri Novosella, duke mos e lënë anash Adem Demaçin, 1uftëtarin për lirinë kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, përkdndrazi, autori Kadri Rexha atë e konsidreon frymëzues kryesor dhe udhëheqës shpirtëror të lëvizjes kombëtare. 
Monografra “Fati i lueve” e Kadri Rexhës është shkruarar në bazë të kujtimeve të autorit, siç thotë në Prolog, por edhe dokumenteve, që ka pasur mundësi t’i ketë. Ajo që e shquan këtë libër është objektiviteti i autorit ndaj ngjarjeve dhe figurave që trajton. Në këtë kontekst vlen të përmendet një mendim i Leonardos se përsosmëria e një vepre varet nga besueshmëria me të cilën është rrëfyer realiteti, nga vëllimi, nga gjithanshmëria e të paraqiturit, nga vështirësitë e tejkaluara, nga përshtatshmëria e saj ndaj receptuesve, nga harmonia e saj si dhe nga përsosmëria e gjërave të cilat janë prezentuar. Lidhur me përseritjet e herëpasherëshme të mendimeve, vlerësimeve, përfundimeve, të cilat mund të konsiderohen e metë e këtij libri, me kënaqësi i referohem filozofit antik Empedoklit, që thoshte se nëse mendimi është i vlershëm për t’u treguar, atëherë është i vlershëm edhe për t’u përsëritur. 
(“Rilindja”, 14 maj 1994)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …