Republika e Kosovës aktualisht ballafaqohet me shumë barriera të ndryshme të të bërit biznes, pas krizës së rëndë politike që po përjeton Kosova, duke qenë në top storiet e medieve ndërkombëtare si vend i destabilizuar nga bllokada e opozitës dhe mos reflektimit nga Qeveria e Kosovës për marrëveshjen për asociacionin dhe demarkacionin. Pas shumë dështimeve në shumë fusha të ndryshme si në privatizim, mos shitjen e PTK-së, ekonomia kosovare ka përjetuar një kolaps ekonomik, me gjithë disa përmirësime të vogla që në ekonomi nuk kanë ndonjë peshë të madhe.
Andaj kemi bërë një hulumtim sa i përket të të bërit biznes që bizneset kosovare po ballafaqohen në përditshmëri.
Hulumtimi empirik është realizuar në komuna të ndryshme të Kosovës. Janë anketuar 250 ndërmarrje të ndryshme në sektorin e prodhimit, në sektorin e tregtisë dhe në sektorin e shërbimeve. Hulumtimi është shtrirë në regjione si (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe qyteti i Podujevës), të gjitha bizneset e anketuara kanë qenë biznese të regjistruara në ARBK.
Përzgjedhja e mostrës është e rastësishme, rezultatet e mostrës në terren nga bizneset e anketuara janë:
53.20% prej tyre janë të përfshira në tregti,
35.20 % të përfshira në fushën e shërbimeve,dhe
11.60 % të përfshira në prodhim,
Struktura e ndërmarrjeve sipas veprimtarisë ekonomike është e rëndësishme për të vlerësuar llojin e aktiviteteve ekonomike (për ndërmarrjet e hulumtuara – përkatësisht për mostrën që e kemi përcaktuar).
Problemi më i madh ose barriera më e madhe sipas zyrtarëve të anketuar është varfëria që në Kosovë është mjaft e madhe, pastaj qasja në financa renditet e dyta si barrierë e dytë. Korrupsioni është rangu në vendin e tretë për ka rëndësia e barrierave të të bërit biznes sa i përket korrupsionit ne si Kosovë kemi marr dhe marrim shumë kritika nga ambasadorë dhe institucione ndërkombëtare.
Krimi i organizuar zë vend të rëndësishëm si barrierë ose problem i zhvillimit të bizneseve. Sundimi i ligjit dhe zbatimi i tij llogaritet si pengesa e pestë në renditje duke u pasuar nga paqëndrueshmëria politike e vendit që në vitin 2015 është karakterizuar me bllokada dhe situata të paqarta politike. Niveli i dobët teknologjik, arsimi janë ranguar në pozitat e fundit si pengesa duke u pasuar me procedurat burokratike dhe infrastrukturën jo të duhur të të bërit biznes.
Qasja në financa llogaritet si pengesa kryesore e bizneseve në regjionin e Prishtinës, pastaj varfëria në vendin e dytë, në vendin e tretë korrupsioni dhe barrierat tjera të renditura më sipër. Regjioni i Prizrenit si pengesë kryesore llogaritë të jetë varfëria pastaj korrupsioni, qasja e kufizuar në financa etj. Edhe bizneset e qytetit të Pejës pengesë kryesore e kanë varfërinë, korrupsionin, qasjen e kufizuar në financa. Gjithashtu edhe qytetet tjera si Mitrovica dhe Podujeva i kanë të njëjtat probleme të mëdha të të bërit biznes.
Vlen të përmendet se viteve të kaluara si probleme kryesore janë llogarit edhe energjia elektrike, por ky problem është përmirësuar dukshëm edhe pse ende vazhdon të ketë probleme serioze me furnizim me energji elektrike sidomos me disa qytete që gjeografikisht gjinden më larg kryeqytetit.
Të dhënat statistikore (përfshirë edhe të dhënat e këtij hulumtimi) pasqyrojnë që në Kosovë ndërmarrjet janë të koncentruara në sektorin e tregtisë dhe në sektorin shërbyes. Kjo nënkupton se këta sektorë të biznesit ofrojnë edhe mundësinë më të madhe të punësimit të të rinjve në Kosovë.