Politika fiskale përfshin të gjitha masat dhe instrumentet me të cilat shteti i siguron të hyrat publike dhe krijon kushte për zhvillimin ekonomik të vendit . Andaj politika fiskale nuk ka vetëm karakter fiskal, por njëherit paraqet edhe njërin ndër nënsistemet, përkatësisht segmentin më të rëndësishëm të politikës së zbatuar ekonomike.
Instrumentet e politikës fiskale mund të aplikohen edhe për qëllime tjera si në fushën e politikës së edukimit, arsimimit, për qëllime demografike, kulturore, ndërtimore, shëndetësore dhe komerciale. Shteti paraqitet si punëdhënës në ndërmarrjet publike, në administratën publike, në organet e ruajtjes së rendit dhe sigurisë. Përmes politikës doganore, shteti rrit eksportin dhe zvogëlon importin, e me këtë zvogëlon deficitin në bilancin e pagesave dhe përmirëson vlerën e valutës kombëtare. Me politikën fiskale ndikohet edhe në zhvillimin regjional dhe në përmirësimin e strukturës ekonomike.
Qeveria duhet që sistematikisht të punojë në përmisimin e politikave fiskale, pasi që bizneset në Kosovë janë në prag të falimentimit si pasojë e politikave fiskale dhe kamatave ekstreme të larta.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën inkurajoi qeverinë që të ushtrojë disiplinë fiskale dhe të nxjerrë politika largpamëse ekonomike, për t’i trajtuar dobësitë e tilla, duke u thirrur në këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të stimulimit të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.
Të dhënat nga hulumtimi
Përmes pyetësorit janë anketuar 100 ndërmarrje nga të gjithë sektorët dhe veprimtaritë ekonomike në Republikën eKosovës, duke përfshirë pesë regjione të Kosovës (Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Peja, dhe Podujeva). Pyetësori është dizajnuar dhe është hartuar në atë mënyrë dhe në atë formë që të mundësojë realizimin e qëllimeve të synuara. Pyetësori përfshin rezultatet në vijim:
Reformat fiskale të bëra deri më tani a kanë krijuar ambient të favorshëm për biznes.
Përgjigje |
Nr i bizneseve |
Totali në % |
|
Reformat fiskale të bëra deri me tani a kanë krijuar ambient të favorshëm për biznes. |
Po |
60 |
60 % |
Jo |
40 |
40 % |
|
Totali |
100 |
100.% |
Në pyetjen se reformat fiskale të bëra deri me tani a kanë krijuar ambient të favorshëm për biznes, 60% biznese të anketuara nga gjithësej 100 sa janë anketuar, janë përgjigjur pozitivisht se reformat në politikat fiskale të Republikës së Kosovës (kanë ndikuar) dhe janë të mirëseardhura në vazhdën e rrugëtimit të sukssshëm, ndërsa pjesa tjetër prej 40% e bizneseve të anketuara mendojnë se këto reforma nuk kanë krijuar ambient të përshtatshëm për biznes.
Cilat janë përfitimet e reformave fiskale në të kaluaren, përmendni dy nga këto përfitime.
Të anketuarit janë përgjigjur se përfitimet e reformave fiskale janë :
Ulja e tatimit në fitim 57%
Ulja e tatimit në paga 43%
A mendoni se TVSh-ja duhet të mblidhet ne pikat Kufitare.
Pyetja |
Përgjigjeje |
Nr i bizneseve |
Totali në % |
A mendoni se TVSh-ja të mblidhet në pikat Kufitare. |
Jo |
87 |
87% |
Po |
13 |
13% |
|
Totali |
100 |
100.% |
Nga 100 biznese të anketuara nga përfaqësues të bizneseve , 87% nga ta janë përgjigjur se tatimi mbi vlerën e shtuar nuk duhet të mblidhet në kufi, alternativat e dhëna nga të anketuarit mbështesin praktikat globale të vendeve të zhvilluara, ku TVSH-ja mblidhet brenda kufijve dhe vetëm pas operacionalizimit të investimit të dhënë. Këto alternativa mbështesin idenë e regjistrimit të importit në dogana, e më pas vjeljen e TVSH-së brenda Kosovës, kur biznesi fillon përdorimin e importit të dhënë. Ndërsa vetëm 13% nga të anketuarit mendojnë se më mirë TVSH_ja të mblidhet në kufi.
Arkat fiskale a mund të konsiderohen si parandaluese të informalitetit.
Të gjitha ndërmarrjet e anketuara janë përgjigjur pozitivisht se arkat fiskale mund të konsiderohen si parandaluese të informalitetit, mirëpo të gjithë janë të mendimit se ka ngecje të mëdha në këtë drejtim duke pretenduar se një pjesë e konsiderueshme e bizneseve nuk i kanë instaluar ende arkat fiskale, madje pjesa veriore e vendit e cila po i shkakton kokëçarje të madhe shtetit të Kosovës e cila nuk i përgjigjët organeve të Republikës së Kosovës. Arkat fiskale mund të kenë sukses vetëm nëse probabilitetit i auditimit nga administratorët tatimorë është i lartë dhe kjo gjendje i shtynë pronarët që patjetër të regjistrojnë aktivitetet e tyre, në të kundërtën ata do të ballafaqohen me gjobitje të rënda.
Si e vlerësoni ngritjen e TVSH-s nga 15% ne 16%.
Ngritjen e TVSH_s sipas të anketuarve e vlerësojnë si jo të drejtë në situatën që gjendet vendi ynë. 52 të anketuar mendojnë se ka qenë e dëmshme ngritja e tvsh-së , ndërsa pjesa tjetër prej 48% mendojnë se është pozitive ngritja e TVSH_së.
Si e vlerësoni amnistinë fiskale për disa nga bizneset të cilat kanë nevojë.
Pyetja |
Përgjigjet |
Nr. i Bizneseve |
Totali në % |
Si e vlerësoni amnistinë fiskale për disa nga bizneset te cilat kanë nevojë… |
Te domosdoshme |
73 |
73% |
Jetike |
27 |
27% |
|
Totali |
100 |
100% |
Amnistia fiskale vlerësohet tepër lartë, dhe nga 100 ndërmarrës të anketuar 73% e tyre janë të mendimit se është e domosdoshme për disa ndërmarrje të cilat ndodhen në prag të falimentimit dhe është një infuzion i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të mbijetuar, ndërsa vetëm 27 ndërmarrje mendojnë se është tepër jetike.
A i implementoni rekomandimet e dala nga Bashkimi Evropian për politikat fiskale.
Pjesa dërrmuese mendojnë se mundohen ti implementojnë rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe mendojnë se Raporti i progresit është një indikator dhe një udhëzues i rëndësishëm që na ndihmon të plotësojmë kriteret të cilat edhe i kërkon BE. 80 anketues përgjigjen pozitivisht, ndërsa pjesa tjetër prej 20% nuk e kanë idenë e rekomandimeve të BE-së. Institucionet relevante duhet të senzibilizojnë bizneset në përmirësimin e standardeve të rekomanduar nga BE-ja.
Sipas mendimit tuaj, cilat janë pengesat e Kosovës në procesin e integrimit Ekonomik evropian.
Pyetja |
Përgjigjjet |
Nr i NVM-ve |
Totali në % |
Sipas mendimit tuaj, cilat janë pengesat e Kosovës në procesin e integrimit evropian? |
Sundimi i ligjit |
56 |
56% |
Korrupsioni, burokracia |
44 |
44% |
|
Totali |
100 |
100% |
Pengesat kryesore të Kosovës në procesin e integrimit Ekonomik evropian janë:
Sundimi i ligjit me 56%, i ndjekur me pengesën tjeter, korrupsionin me 44%, pra institucionet relevante përgjegjëse duhet të ndermarrin hapa të sigurt dhe të shpejtë, në zvogëlimin ose eleminimin total të kësaj sëmundje për ekonomin dhe procesin e integrimeve.
Përmes politikës fiskale ndikohet në vendosjen e raporteve të dëshiruara në fuqinë ekonomike të qytetarëve. Duhet theksuar se këtu shteti nuk ka për qëllim të ndikon në barabarësinë e qytetarëve sa i përket fuqisë ekonomike, sepse kjo mund të ketë pasoja në humbjen e motivimit që me punë më të mirë e me përpjekje më të mëdha dhe me përgjegjësi të madhe në vendin e punës, të realizohen të ardhura më të larta respektivisht pasuri. Politikat fiskale duhet të jenë në shërbim të fuqizimit të sektorit privat, duke pasur parasysh rëndësinë që ky i fundit ka për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.