Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës , e ka bërë Republikën e Kosovës pjesë të një tregu mbi 500 milion konsumatorësh , çka edhe do të rrisë mundësinë e investimeve të huaja, po ashtu edhe krijim i vendeve të reja të punës. Me vetë faktin që bizneset kosovare kanë mundësi të eksportojnë produktet e tyre pa hasur në barriera të shumta dhe rrjedhimisht do të duhet të rrisin stafin e punës me ekspert të lëmenjve të ndryshme sepse të eksportosh në vendet e BE-së duhet shumë cilësi dhe seriozitet. Në bazë të shumë hulumtime vendore Republika e Kosovës vuan nga mungesa e kuadrove profesionale , në Kosovë diplomojnë më mijëra të diplomuar çdo vit, por jo të gatshëm të hyn në tregun e punës sepse mungon edhe praktika adekuate. Në kuadër të MSA-se, nëpërmjet fondeve të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) , deri në vitin 2020 do të investojë në Kosovë, mbi 600 milionë euro. Marrëveshja për Stabilizim Asocim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës padyshim se do të ketë vështirësi sepse vendet e BE-së do të eksportojnë produkte shumë kualitative në tregun tonë dhe dihet cilësia e produkteve që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe i atyre vendore. Mirëpo është një mundësi që prodhuesit vendor të rrisin kapacitetin e prodhimit dhe njëkohësisht edhe cilësinë në mënyrë që të konkurrojnë në një treg me mbi gjysmë milionë banorë. Sektori i bujqësisë dhe energjetikës janë potencial i mirë i Kosovës. Njëra ndër mënyrat më efikase dhe të mundshme aktualishtë për të rritur të hyrat e buxhetit të Kosovës është luftimi i ekonomisë jo-formale, pasi që Kosova konsiderohet nga vendet që humb qindra miliona euro nga ekonomia jo-formale.
Në vitin 2015 ekonomia jo-formale në Kosovë, nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga Qeveria, pranohet se është deri në 40 për qind. Edhe pse nuk ka ndonjë statistikë të saktë në lidhje me milionat që humb Kosova nga ekonomia jo-formale, kjo humbje llogaritet të jetë rreth 300 – 500 milionë euro në vit .
Të hyrat tatimore për vitin 2016 parashihet të vazhdojnë të dominohen nga të hyrat e arkëtuara në kufi. Kështu që barra do t’i mbetet Doganës për të mbushur arkën e shtetin. Sipas projektbuxhetit të vitit 2016 të hyrat parashihen të jenë 1 miliard e 597 milionë euro. Të hyra nga Administrata Tatimore e Kosovës parashihet të jenë 340 milionë euro, apo 6.8% më shumë se sa viti 2015. Ndërsa, Dogana e Kosovës është ngarkuar të grumbullojë 1 miliard euro, apo 6.2% më shumë se këtë vit .