leoni

Mr. Lulzim A. Beqiri

Mr. Lulzim Beqiri: Pse po na vrasin shpresën çlirimtarët

Po bëhen rreth 20 vite kur shtrënguam fortë duart e çlirimtarëve  që kishin zbritur nga malet për të gëzuar lirinë që me mund e sakrificë e arritëm, falë edhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe vendeve të ndryshme demokratike.

Mirëpo po ata çlirimtarë sot po e detyrojnë rininë të ikin nga vendi si pasojë e interesit të tyre personal dhe mungesës së gatishmërisë për ti ofruar një jetë më të mirë popullit të përvuajtur të Republikës sonë, çlirimtarët që dje luftonin policin dhe ushtrinë serbe duke ndalë edhe eksodin masiv të rinisë, ata sot janë shtytësit kryesor që kjo rini të ikë nga vatra e tyre, çfarë katastrofe, Kosovën a ka kapluar murtaja.

Tashmë po bahen tri gjenerata që po duhet të emigrojnë në vendet e botës për të siguruar kafshatën e bukës, edhe pse jam i bindur se nuk ka si buka e Kosovës, gjyshi u detyrua të ik shkak i okupimit të Serbisë, baba po ashtu si shkak i torturave policore të kriminelëve serb, e djali si pasojë e politikave të gabuara të politikanëve shqiptar, dhe kjo të rrëqeth lëkurën!

Sipas raportit të fundit nga Banka Botërore në vitin 2018 në Kosovë janë shuar 17 mijë vende të punës. Ndërsa sipas ASK-së shkalla e papunësisë për vitin 2014 ishte 35,3%, ose 176,743 persona, për vitin 2015 ishte 32,9%, ose 145,776 persona, ndërsa për vitin 2016 ishte 27,5%, ose 126,070 persona, edhe në vitin 2017 shkalla e papunësisë ishte 30,5%, ose 156,583 persona.

Karakteristikë e veçantë është se në vitin 2017 kemi rritje të papunësisë, për 30,513 persona, pra Qeveria në vend që ti rrisë pagat duhet të fokusohet në uljen e papunësisë, sipas trendëve edhe në vitin 2018 do të ketë rritje të papunësisë.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM4 2018, shkalla e papunësisë  është 31.4%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup moshat 15-24 vjeçare me 57.3%.

Shembulli më tragjik dhe më i keq i rinisë kosovare janë politikanët e tyre, shikoni vetëm punësimet familjare, kjo ju thotë rinisë se vendi duhet vetëm për interes, jo luftëtarët e vërtet nuk e donë vatanin e tyre vetëm për ti punësuar militantet e vet pa meritë, disa nga ta kishin qenë veçse luftëtarë tenderësh e punësimesh, ata Kosovën e paskan dashtë vetëm për me e gllabërua, tragjedi kombëtare sot ka Kosova.

Diskriminimi në tregun e punës në shoqërinë kosovare është aq i përhapur dhe dinamik, sa që nuk ka kohë për pritje nevojiten masa urgjente për ta ndalur atë.

Ndonëse nuk ka pasur vullnet politik për të luftuar këtë problem, Qeveria e Kosovës duhet të kuptoj rëndësinë e parimit të mundësive të barabarta si parakusht për drejtësi sociale dhe ekonomi të zhvilluar, dhe të hartojë kornizën ligjore për adoptimin e masave që e luftojnë diskriminimin në bazë të bindjeve politike, gjinisë, moshës dhe aftësive të kufizuara.

Nuk ka konkurs publik në Kosovë që hapet dhe nuk aplikojnë një numër i konsiderueshëm kandidatesh, dhe për atë vend pune veç  është duke punuar dikush, thjesht kurdisje e çdo konkursi.

Raporti i Progresit  për vitin 2018 ka dhënë vërejtje serioze lidhur me politizimin e vazhdueshëm të administratës publike, pra nepotizmi ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë profesionale të administratës publike.

Ryshfeti, lidhjet familjare, lidhjet partiake sipas UNDP-së janë faktori kyç për të siguruar një vend pune në sektorin publik, ky fenomen e ka përcjellë Kosovën që nga paslufta e këtej, asnjë Qeveri nuk e ka luftuar këtë të keqe, andaj edhe ka marr përmasa shqetësuese një praktikë e tillë.

Agjencia e Statistikave e Republikës së Kosovë e publikoi nivelin e pagës mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve nga viti 2012 deri në viti 2016. Sipas këtyre të dhënave, sektori privat mbetet më i diskriminuari ndër sektorët në Kosovë. Në vitin 2012 paga neto mesatare në sektorin privat ishte 333 euro dhe për 5 vite kishte një rritje prej vetëm 0.80 euro cent në vit, gjë që nuk do koment: ky sektor ka mbetur në mëshirën e fatit. Vetëm në vitin 2017 në sektorin privat jetën e kanë humbur në vendin e punës mbi 17 punëtorë, pa gëzuar as edhe ndihmën elementare nga shteti. Pra janë edhe shumë arsye tjera që kosovarët po ikin në vende të ndryshme, monopoli, mos sundimi i ligjit, diskriminimi, dhuna në familje, ky vend ka nevojë për politika zhvillimore, dhe ka nevojë për një qeverisje efektive e efikase e mbi të gjitha transparente.

Në anën tjetër punësimet e tezakëve, nipave, militantëve partiak, pa meritë e ka shtuar edhe më shumë dëshirën për të ikë nga ky vend.

Në anën tjetër ka barriera të hatashme për bizneset ndërkombëtare personalisht ka dy muaj që po ballafaqohem me barriera të tilla, është për çdo kritikë, nuk ka kurrfarë përgjegjësie, procedura të cilat rrezikojnë të humbin donacione miliona eurosh, fal procedurave të komplikuar në sistemin bankar.

Banka Qendrore e Republikës sonë të shkretë në gjumë total. Prandaj po të ballafaqohesha personalisht me një procedurë të tillë në një vend të botës, do ikja me shpejtësinë e dritës nga ai vend.

Kosova po rrezikon të humb rreth 20 milionë euro investim nga Bashkimi Evropian, fal mos përgjegjësisë institucionale. E liderët kosovar na shesin moral në konferenca shtypi. Për besë këtij vendi i duhet një ndryshim emergjent, koha nuk pret më. A në anën tjetër akuzojmë pse po na ikin investitorët, unë personalisht ju tregoj më këtë shembull pse ikin investitorët, le që kisha ikë, po as hapësirën ajrore nuk e kisha shkel në atë vend.

Kaq!!!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …