Po profilizohet një krizë paprecedent humanitare në Kakavijë për shkak të shovinizmit dhe fashizmit grekomadh dhe Greqia, me këto masa antihumane dhe antishqiptare nuk respekton të drejtën ndërkombëtare.
Situata kaotike në Kakavijë që ka shkak i masave gjoja “anti – COVID” të Greqisë ka shkaqe të tjera të nisura nga antishqiptarizmi i këtij shteti dhe asnjë shkak profilaktik anti-pandemi.
Më mirë thënë, Greqia, duke shkaktuar vuajtjen e shqiptarëve që presin orë me radhë të hyjnë në këtë shtet, duke përfshirë fëmijë e pleq – në kushte vapë anormale – dëshiron të “tregojë muskujt ndaj kombit shqiptar.
Këto radha të gjata dhe grumbullimin e shqiptarëve orë të tëra në kufi mund vet të bëhen shkak i përhapjes së COVID.
Aq më shumë, po krahasojmë këto masa me trajtimin e popujve të tjera të cilave nuk u është kërkuar tampon në kufi, por thjesht prezantimin e një teeti negativ të COVID-it dhe konstatojmë se po bëhet ndaj shqiptarëve një trajtim selektiv, i nisur nga urrejtja ndëretnike.
Jo pak herë, tek pikat kufitare Kapshticë e Kakavijë grekëve “u bllokohen kompjuterat” më mirë thënë u bllokohen trutë e trajtimit human e dinjtoz të shqiptarëve. Tani, me këtë pandemi, Greqia përfiton nga rasti dhe assj iu shtua dëshira që të reklamohet me masa të rrepta, duke i trajtuar shqiptarët në mënyrë johumane dhe jodinjtoze për të treguar veten kinse “superioritetin” e tyre ndaj kombit shqiptar dhe në raport me autoritetet shqiptare, kërkesat e të cilave ranë në vesh të shurdhër.
Po profilizohet pra një krizë paprecedent humanitare në Kakavijë për shkak të shovinizmit dhe fashizmit grekomadh dhe Greqia, me këto masa antihumane dhe antishqiptare nuk respekton të drejtën ndërkombëtare.
Në konkluzion do të thosha se Bashkimi Evropian (BE) – anëtare e së cilës është Greqia – duhet të alarmohet dhe të reagojë ndaj këtyre masave antinjerëzore të shtetit shovinist grek në Kakavijë që kanë karakter plotësisht në kundërshtim me frymën evropiane dhe me normat aktuale pozitive të shekuliit XXI, derisa nuk do të jetë shumë vonë.
* Autorja është Magjistre e Shkencave Politike në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza”, Iasi, Rumani.