Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është cituar të ketë deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë. Në fjalimin që mbajti në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Tërnava tha se myslimanë e katolikë ishin bërë bashkë për një komb. Luftëtarët e lirisë kanë luftuar të gjithë, pa dallim feje a krahine. Myftiu Tërnava ka kundërshtuar aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër krerëve më të lartë të UÇK-së, pasi prokurorët e kësaj Gjykate i kanë ndarë shqiptarët në myslimanë e katolikë. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë është dhe do të mbetet e shenjtë. Luftën për çlirimin e vendit nuk mund ta mohojë askush, mund të dënohen individ me apo pa arsyeje, por assesi të nëpërkëmbet lufta e UÇK-së. U munduan që më rastin e këtij gjykimi të na ndajnë në të krishterë e myslimanë, mirëpo ato pretendime të qëllimta dhe dashakeqëse nuk i pranojmë, sepse të gjithë ne por edhe bota e dinë se një ndarje e ndarje e tillë fetare nuk ekziston te shqiptarët. Ne e dimë se jemi një komb, kemi luftuar të gjithë së bashku pa dallim feje e krahine, kemi luftuar vetëm që sot të jemi të lirë”, ka thënë mes tjerash Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …