leoni

Mr. Nezir Beqiri: Agim Zenuni, dëshmori i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Agim Zenuni, lindi më 1 qershor të vitit 1969, në Kumanovën Dardane, në një familje tejet të varfër. Kishte dy vëllezër dhe tri motra, si dhe bashkëshortën Luljetën dhe vajzën Antigonën. Të vetmin burim të jetesës kishin të ardhurat nga babi i tyre, Hasipi,  që punonte puntor krahu dhe më vonë për disa vite kishte punuar në postën e Kumanovës. Familja e Agimit kishte prejardhjen nga fshati Shurdhan i Karadakut të Gjilanit, ku të parët e Agimit ishin të njohur si njerzë fisnik e bujar. Trima e sypatrembur ishin treguar në vargun e rrezistencës së populli Shqiptar, kundër shtypjes së egër të falangës serbo-sllave. Më i dalluari ndër ta ishte, pa dyshim Xheladin–Xhelë Guri, që ishte dhe krahu i djathtë, i vet Idriz Seferit. Në atë kohë të njohur ishin dhe Idrizi, Shefkiu, Zeka i parë, Zenuni, Rrahmani, Sahiti, e të tjerë, ku dekada me radhë ishin shquarë për trimërinë e tyre, në lëvizjen kaçake të popullatës së kësaj ane.

Politika anit-shqiptare dhe dhuna, diskriminimi dhe terrori ishin masë e përditshme dhe e vazhdueshme e qeverive serbomadhe dhe më vonë asaj çetniko-komuniste. Ajo konsistone në shpërbërjen, shpërnguljen dhe eliminimin fizik të shqiptarëve. Me vendosjen e marrveshjeve të shumta me qeverinë Turke, ajo me qëllim realizohej në mënyrën edhe më efikase. Ndërsa kjo rezultonte me shpërnguljen e qindra e mijëra shqiptarëve nga trojet e lashta Iliro-Dardane dhe popullimin e shkretirave të Anadollit.

Gjendocidin etnik e përjetoi dhe Shurdhani me fshatrat për rreth. Këtu kemi parasysh vitet e 50-ta, kur nga 334 familje që kishte kjo anë, mëse 157, apo 48% prej tyre detyroheshin të braktisin vatrat e tyre, qw të shkojnë për në Turqi dhe ate, si vijonë: fshati Shurdhan 15 familje, Stançiqi 59, Çelikët 14, Pdiqi 15, Godeni 15, Duanvt 27 familje etj. Por edhe familja e Agimit, pas shumë vuajteve dhe presioneve, detyrohet të niset rrugës për në Turqi, por falë mos plotësimit të normave administrative (vesikave) fletë udhëtimeve, mbetën në qytetin e Kumanovës. E gjithë familja e Agim Zenunit jetonte në vrafëri të skajshme, por me gjithë atë, ajo rritej dhe brumosej në odën e burrave. Nga i ati dhe xhaxhallarët dëgjonte mbi trimërinë, fisnikërinë, dhe qëndrushmërinë e gjenit shqiptarë. Ndërkohë situate ekonomike në familje rëndohej edhe më tepër dhe Agimi, posa që kreu shërbimin ushtarak në regjimin e atëhershëm Çetniko-Titist, sikurse mijëra të rinjë shqiptarë, detyrohet të shkojë në mërgim për të siguruar kafshatën e bukës për familjen e tij. Agim Zenuni tashmë burrë, nuk i ndërpreu lidhjet me familjen, pos edhe me familjar dhe shokët që ishin të shumët në diasporë. Lidhje të vazhdeshme mbante me Bacë Enver Zenun Haqifin, djalin e xhaxhait të tij. Ky veprimtarë i kahmotshëm i çështjes kombëtare, kishte ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e personalitetit atdhetarë të Agim Zenunit.

Temperamenti patriotik i Agimit vlonte sidomos gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë, ku merrnin pjesë antarë të shumtë të familjes së tij, si Shkodrane Zenuni e cila edhe pse ishte në moshë (16 vjet), tregoi trimëri të rrallë në vijën e parë të frontit në Brigadën 138 Agim Ramdani në Kosharën legjendare. Vrulli dhe temperamenti i Agimit ndalej vetëm falë këshillave të vazhdueshme të Bacës Enver që për Agimin ishin për momentin ishin të punonte dhe të fitonte bukën e gojës, dhe familjen e tij. Gjithsesi, plagët e atdheut kullonin gjak kudo dhe së shpejti do të hapeshin fronte të reja çlirimtare, kur Agim Zenuni, pa dyshim do të jepte kontributin e tij madhor, për lirinë e kombit të tij shqiptarë. Maqedonia si shtet në vete, ishte formuar në fillimin e viteve të nëntëdhjeta, si shtet artificial, hibrit dhe kundër çdo natyre, ajo vazhdonte avazin e vjetër Titis me theksë të veçantë, duke shtypur në vazhdimësi, dhe suprimuar të gjitha të drjetat e popullit shqiptarë, në çdo segmet të jetës politiko-shoqrore ekonomike dhe kulturore. Situata gjithnji vinte duke u rënduar dhe më tutje dhe ishte e padurueshme, dhe kështu imponohet rezistenca e popullit shqiptar në këto troje të Iliridës. Në fillim të vitit 2001 formohet brigade 113 Ismet Jashari- Kumanova e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me lutëtar trima nga gjitha viset shqiptare. Agim Zenuni ishte ndër të parët që u kyç, në këtë brigadë. Në fillim të muajit mars të vitit 2001, ai ngjitet në fshatin Sllupçan dhe sistemimi i tij ishte i menjëhershëm dhe ate në njësitin diverzant të komandantit Jetullah Çarri-Guri. Me që ishte koha e një armpushimi të përkohshëm në mes të dy palëve ndërluftuese, Ndwrsa përgaditja për hapjen e vijës së parë të frontit në tërë rajonin e Kumanovës, ishte në mënyrën mw intensive. Dhe të ishte prezent e të shihje gjithë atë vullnet dhe entuziazëm që përshkonte shpirtin e Agimit për të mësuarsa më shpejtë e më mirë, mbi të gjitha llojet e armatimit që ishin në disponimtë UÇK-së. Ishte fjalë pak Agimi, por ishte i dashur dhe i ëmbël për gjithë shokët e qëndresës. Ai për asgjë nuk ankohej dhe me përpikëmëri zbatonte urdhërat dhe detyrat që shtroheshin para tij.

 Në fytyrën e këtij djaloshi, jo plot shëndet, vihej një urrejtje e jashtëzakonshme ndaj barbaris maqedone-sllavo-çetnike. Vrasjet, torturat, shpërnguljet dhe diskriminimi ekstrem që ishte bër ndaj popullit shqiptar, kudo në kohë dhe hapsirë, disi ishte bërë lëmsh në gjoksin dhe shpirtin e tij prej atdhetari. Pezmi i tij ishte i papërmbajtshëm dhe sikur dëshironte të shpaguhej dhe të nxjerrte hakun për Adem Jasharin, Agim Ramdanin, Ismetr Jasharin, Salih Çekun, Luan Haradinajn dhe për të gjithë ata lotë të Nënave shqiptare, të derdhur ndër shekuj. Çasti i përballjes me forcat ushtarko-policore dhe paramilitare të armikut, shekullor sllav, po afrohej dhe Agim Zenuni ishte çelikosur si kurrë më parë. Fillimi i majit të vitit 2001 shënon hapjen e vijës së parë të frontit, kur luftëtarët e Brigadës 113- Ismet Jashari- Kumanova ndeshën me forcat të shumta ushtarake paramilitare maqedonase. Në aspektin operativ, forcat çlirimtare ishin të organizuara dhe të sistemuara shumw mirë, që nga skuadra, togu, kompania, batalioni e deri ne Brigadë. Logjistika dhe furnizimi me armatim bëhej mirë, mbi të gjitha, arma më e fortë e tyre ishte e drejta historike plebishitare për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjen dhe atdheun e dashur, Agimi e ndiente me një dhimbje të thellë afër zemrës së tij. Me besnikwri dhe trimiëri të rrallë plotësonin detyrat që parashtroheshin para tyre. Kudo nëpër fshatra të rrethit të Kumanovës zhvillohehsin luftime të ashpra dhe të përgjakshme, që nga mëngjezi e deri në orët e vona të natës. Forcat e armikut gjakatar shkatrronin gjithandej rrethinën e fshatrave shqiptare të Kumanovës.

Tër ditën e gjatë, ushtria vllastare maqedone granatonte pozicionet e ushtarëve të lirisë dhe fshatrat, me të gjitha llojet e armatimit më modern të kohës e deri dhe nga helekopterët. Atëherë, kur mendonin se më nuk kishte mbetur asgjë e gjallë, ata me tankse dhe autoblinda të hekurt, policë dhe paramilitarë të llojit më barbarë e shtazarak që kishte njohur civilizimi njerzor, sulmononin mbi pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Luftëtarët e lirisë qëndronin të pamposhtër në pozicionet e tyre. Por dhe popullata shqiptare civile: pleq, gra e fëmijw ishin së bashku. Qëndresa ishte heroike dhe me dëme minimale në anën e çlrimtarëve, kurse në anën e armikut, ishin mëse të mëdha dhe shpartalluese. Agim Zenuni ishte aty në pozicionet e para dhe në mesin e bashkëluftëtarëve. Agimi ishte qëndresa vet, ishte vigjilent dhe syçelë në çdo moment, ishte fjalë pakë por i afërt për shokë të idealit, ishte i sakrficës, lëvizte kudo, me njësitin e tij, para dhe prapashpinës së forcave të armikut dhe bënte kudo tmerr dhe kërdi në radhët e sllavo-maqedonase. Baca Enver shpalos kujtimet dhe me krenari rrëfen mbi trimërit e Agimit. Një ditë, hordhitë gjakatare, shtazarake, të Karpateve sllave sulmonin edhe më me ngulëm mbi pozicionet tona, mandje edhe shtëpitë e para dhe popullatën civile, e sidomos fshatin Sllupçan që ishte në një rrezik të pa parë deri më atë ditë.

Agim Zenuni me njësitin e tijë triumfues bënë manovrim të rrufeshëm, mbërthen me një zgjuarsi të rrallë nga krahët njësitin policior të armikut dhe atë me suksese të lartë e shpartallon ate dhe kështu shpëton aty, për aty, jetra të shumë pleqëve, grave dhe fëmjëve nga një tmerr dhe masakër e mudshme të cilën e kishte planifikuar armiku ndaj popullit shqiptar të fshtatit Sllupçan. Luftimet vazhdonin pa u ndalur dot, për çdo ditë e më shumë dhe Agimi, si zakonisht shkëlqente dhe dallohej si gjithëherë, për trimërinë e tij, në vijën e parë të frontit deri në ditën e kobshme, kur ra heroikisht në përpjekje me forcat sllavo-maqedonase të armikut. Ishte ajo ditë e tetë qershorit e vitit 2001. Armikut i vinin përforcime të mëdha, si në njerz e në armatim.

 Pozicionet e djelmoshave tanë, sulmoheshin me rrebesh dhe tankset e armikut kishin përfshi kodrën e quajtur “Hisar” Ishin momentet më kritike për luftën tonë çlirimtare ku rrezikohehej gjithçka e gjallë. Agimi me shokë edhe pse të lodhur nga luftimet e rreshtura, veondosën gjoksin dhe tërë potencialin që kishin në përballje vendimtare kundër aramdës barbare sllave. Luftimet ishin të mundimshme dhe zgjatën tërë ditën e deri në orët e vona të natës. Momenti i kobshmë orëve të pasditës arrin, kur trupin e Agimi Zenunit e përshkojnë plumbat dhe ai me disa shokë bie dëshmorë për të mos vdekur kurrë.

Lavdi e përjetshme, lavdi jetës dhe veprës madhore të Dëshmorit të Agim Zenuni. Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit, të, të gjitha trojeve Iliro-Daradano-Shqiptare, të Shqipërisë Natyrale. Lavdi, lavdi, lavdi…

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …