Populli Shqiptar i kaloi shumë sfida të mbijetesës së tij, por një periudhë të egzistencës mbar popullor të tij, e kaloi në vitet e vuajtjesë së tij ishte ajo periudhë kohore që nga fillimi i vitit 1945. Populli Shqiptar në mbarë trojet e tij arbërore kishte atdhetar të shquar dhe trima po të gjitha gjeneratave. Po si një kalorës i kohës së rënd mbarë kombëtare ishte me plotë vendoshmëri humanisti, shëruesi, Doktori Ilaz Fera. Doktor Ilazi ishte njeri human, i urtë, i ëmbël, që njëherit shembëlltyra e tijë ishte i vetmi qëllim i tij, njëherit ishte fanar i shqiptarisë duke dhënë një kontribut madhor, për mbarë kombin tonë fisnik Shqiptar.
Të flasësh për një njeri me vërtytje të larta atdhetare donë një përkushtim të madh, si të flasim për Doktorin Ilaz me ditë të tëra dhe me muaj, është vetmëse fillimi e për mbarimin e tij kurr nuk mbarojnë të mirat e tij. Por ne do të flasim për një njeri me duart e tija të pastërta që i kishte të arit, ishte ai me gjak e shpirt të Shqiptarit. Me gjithë vuatjet e tija dhe jetën me shumë halle të tij ja arrinte që me një shpejtësi e me një kontribut të një mjeku popullor, dhe ja arrinte të mirat e tij që të jenë udhërrëfyes i gjdo banori në anamalësi dhe më gjërë në këto anë të Shqipërisë Natyrale.Mjekimi ishte në gjendje të rëndë në këtë kohë, sepse kushtet ishin të atilla dhe populli kishte një gjendje alarmate, sa i përket shërimit nga mjeksia e asja kohe, por në bllë të kësaj fortune ishte i ndrituri i kombit, Doktori Ilaz Fera. Fshatrat e rrethit të anamalsisë nuk kishin ombolancë përveçse Mohovcit që ishte ambulanca e kësaj nahije të këti rrethi.
Në te punonte një njeri human që kurrë nuk merrte asnjë metalik, për gjithë kujdesin që bënte për gjithë pacientët ditë e natë. Puna e tij fillonte qysh në agimin e hershëm të mëngjezit e mbaronte në orët e vona të natës, përpos që shërbente në obmolancën e Mohovcit, ai dhe pas orarit të punë, kur ishte e nevojshme ai shkonte me vrapë te gjdo shtëpi e te gjdo i sëmuar, për tij dhënë ndihmën e tij fisnike. Po gjithë anamalësia e thërrisnin Doktor Ilazi, dhe ai me vrap gjithmonë duke ju dalur në ndihm, për gjdo herë shkonte dhe natën në orët e vona, ai nuk hezitonte fare, por ishte në ballë të detyrës humaniste të tij. Nëpër bore, shi, breshër e në diellë ai me çantën e tij fatlume, në vrap ishte dhe Lumin e kalonte zbadhur për dhjetra herë.
Por dhe gëzimet që i kishte anamalësia i ndanin së bashku me Doktor Ilazin e ftonin në dasma e përgëzime ishte bërë antarë e i gjdo familje shqiptare të anamalssisë. Respekti për Doktorin ishte shumë i lartë dhe kishte një admirim të veçant te të gjithë. Po dhe sytë e tijë ishin shërues dhe fjalët e tija të ëmbla, sjelljet e tij të afërta me gjdo të sëmuar po ende pa ju dhën gjilpërën ai i shëronte me bisedën e zhvilluar duke i rrëfyer për sëmundjen që kishte një i sëmuar, këto ishin fjalët e arta shëruese të Doktor Ilazit. Doktor Ilazi ishte formula e shërimit, të mbarë kësaj anamalsisë së Kosovës Lindore. Doktor Ilazi bënte mrekullira i shëronte po dhe me një fjalë goje të sëmuarit, ata po me njëherë e mernin vetën dhe fillonin prap të mbijetojnë me gjithë dhimbjet që i kishin, ata fillonin të flisnin e të zgjohen përsëri e të forcohen me këshillat e mjekut të tyre të dashur, kjo ishte dhunti po nga i Madhi Zot, që i kishte dhënë shëndet dhe dije që të shëroj gjithë këtë trevë Shqiptare.
Zoti Madhështia e tij e shkëlqyer bëri mëshirë të madhe ndaj mendjes së njeriut, kur nëpërmjet fjalës së vetë të urtë, të cilën kohë pas kohe ua komtoi të dërguarëve e njoftoi se çka dëshiron Zoti prej njeriut, se çka njeriu duhet punuar, vepruar dhe si duhet sjellur gjatë jetës në mënyrë që t’i krijojë vetesë jetë të lumtur në këtë jetë, dhe të ndihmoj njerzit ku të gjinden, që të meritojë t’i gëzojë kënaqësitë e përjetshme në botën tjetër në Ahiret (Parajsë).
Po kështu Doktor Ilazi e kishte dhënë betimin te Zoti xh.sh. po atë ditë kur kishte filluar së punuari si teknik, infermer i mjeksisë, ai ishte në ballë të detyrës humane, me plot dijeni e krynte detyren që i kishte besuar kombi tijë shqiptar. Ilaz Doktori ishte pishtari i parë që kontriboi dhe në fillimin e gjitha punëve të mira në të mirë të kësaj anamalësisë, si në fillimin e rrugësdhe gjithë pasurin që kishte e vuri në shërbim të kësaj nisme dhe falë meritave të tija madhore për këto anë filloi qarkullimi i autobusit në vitin 1971 dhe filloi rrugëtimin autobusi së pari herë prej Muhovcit e në drejtim të Zarbincës. Kjo ishte një ditë e veçantë gëzimi ishte në fytyra të të gjithë banorëve të kësaj anamalsisë, po dhe kjo ishte një dasme e madhe, por dhe lotët prej gëzimit nuk ndalenin, ishte një gëzim i pa përshkruar deri në atë kohë për këto anë ishte një arritur shumë e madhe e cila ishte një dritare ishte një afërsi më e shpejt dhe më afërt qytetit Bujanocit shqiptar.Fshatrat që gravitonin në këtë nahi ishin si Muhovci, Zarbinca, Ramabuqa, Setllari, Pribovci, Hogoshti etj. Gjithë kohën e lirë që kishte humanisti Doktori Ilaz Fera e kalonte së punuari duke ndihmuar në gjdo hap të ndërtimit të rrugës.
Por mjeku zemër bardh nuk ndalej, po si valet e detit ai duke ofruar ndihmen tij e duke shëruar të sëmuarit nëpër të gjitha fshatrat e kësaj malësie, pa pushuar fare. Ky njeri i përmasave të larta atdhetare ishte njeri nga gjiri i popullit të tij shqiptar, po në gjdo kohë ku ndëgjone një lajm të hidhur ai me vrap shkonte dhe në orët e vona të natës. Menjëherë posa arrinte Mjeku i dalluar Ilaz Fera shpalosej gëzimi dhe lumturia e besimi te i sëmuari. Doktori Ilaz banonte përkosisht në fshatin Muhovc, aty pranë në hapsirën e ombolancës, ajo dhomë ishte shumë e vockël por strehonte një njeri të madh të kombit Shqiptar. Por aty jetonte një njeri i urtë i kombit. Doktor Ilaz Fera ishte me vendbanim të përhershëm në Ferë, po në këtë anëmalsi binte borë gjithmon shumë, dhe dimrat ishin shumë të vështirë. Shaban Muhovci rrëfen se si ishte dhe bujaria mikpritja e Ilaz Doktorit. Kishte një afërsi zemër gjersi, e mikpritje të dalluar dhe sofra e tij shqiptare ishte gjithmon për miqë të kësaj malësie. Por dhe ku shkonte Doktor Ilazi ishte buzëqeshur ishte në ballë të konakut, aty e kishte vemdin meritor, në gjdo odë të burrave të kësaj vatre shqiptare e gjithë anamalsia kshtee rrespekt të veçantë ndaj këtij humanisti. Doktor Ilazi natën ta bënte ditë, me humorin e tij dhe vizionin e tij largpamës për ditë më të mira që do të vinë për mbarë popullin shqiptar. Doktor Ilazi ishte dhe një arsimdashës i madh sa i përket kontributit të tij të lart për arsimin shqip të kësaj anamalsie. Gjatë ndërtimit të shkollës fillore të Zarbicës, ai ishte në ballë të aksionit të ndërtimit të shkollës kishte një gëzim të pa përshkruar se e dinte se po fillon një epokë e re e arsimit shqip. Ndër të tjera Doktor Ilazi thoshte se ku ndërtohet një shkollë aty është një armat e tër që neser do të trumfoi ndaj armikut një shekullor. Thoshte se shkollat janë një armë e fort kundër armikut. Posa u ndalën te një dyer punues aty, ja spjeguan qëllimin e tyre fisnik dhe aty shitësi ju dhuroi një derë falas mbasi po filloni të ndërtoni në shkollën në fshatin Zarbicë. Kështu veprimtaria e tij nuk ndalej dot po si Mjek por dhe nëpër rrugtime tjera atdhetare.
Alisahit Shaqiri thekson me plot mall dhe modesti se Doktori Ilaz tër jetën e tij ia kushtoi mirësisë së popullit të tij Shqiptar. Ndër të tjera tregon se uniformën e tij të mjekut, Doktor Ilazi kurrë nuk e largoi nga qanta e tij, aty kishte dhe inikcionet dhe barnat për shërimin e të sëmurve. Doktor Ilazi mbrenda një dite i jepte dhe deri në tetëdhjet iniksione në Ambuloncë. Dokotri Ilaz gjithë rrugët i kalonte në këmb shkonte dhe deri në Roganë në qoftëse ndëgjonte se duhet shkuar për të shëruar ndonjë të sëmuar.Gjatë natës së 4 dhjetorit të vitti 1985 organet serbe të milicis së asaj kohe ksihin bastisur Ambulancën e Muhovcit. Por në atë natë Doktor Ilazi nuk kishte qenë për fat aty. Alisahiti tregon se Doktor Ilazi kishte konribuar dhe në shërimin e Minatorëve të Xehrorës së Minierës Kaolini të Karaqevës, gjithashtu Doktori Anamalësisë kishte marrë pjesë në vaksionimin e popullatës së Drenicës kur ishte shfaqur në popull Murtaja një sëmundje e pa shërueshme deri në atë kohë, këto janë ndër veprimtarit më të ndritura që kishte dhënë gjithqka nga vetja Doktor Ilaz Fera thekson Alisahit Shaqiri bashkëvendasi i Doktorit.Në dhjetor të vitit 1985 e kishin rrethuar organet e milicës serbe gjithë Ambulacën në të cilën punonte e vepronte i nderuari Doktor Ilazi dhe e kishin kotrolluar shkijet organet famkeqesi serbe, si qentë endacak të rrugëve. Qëllimi i të pashpirtërëve ishte sepse kishin informacione se Doktor Ilazi po ju ndihmon djalërisë më të mirë të kombit dhe ata po i furnizon me gjëra mjeksore dhe me mjete sanitare. Këto ishin etiketimet e aparateve të serbosllavëve ndaj shqiptarëve në përgjithsi e veqanërisht ndaj njeriut, humanistit, mjekut të anamalësisë Ilaz Doktorit.
Këto ishin kujtimet momentet të vështira Doktor Ilaz Ferës që tregon me një nostalgji Alisahit Shaqiri bashkëvendasi ianamlësisë. Po kështu në ndjekje të Doktorit ishin në vëzhgim të tij, me ditë të tëra dhe ate e bën, në 5 dhejtorin e vitit 1985 erdhën dhe e arrestuan Doktor Ilazin dhe e morën me vetorën e milicis famkeqe. Doktorin e dërguan disa inspektor drejt në burgun e Vranjës. Populli ishte irrituar shumë me aarrestimin e Mjekut të tyre dhe e dinte mirë se nuk e kishte vendin në veturën e policisë Doktori Ilazi. Në burgun e Vranjës e malltretuan shumë rëndë. Doktorin e vendosën në qeli, ku në këto qeli dhe më parë pushtuesi shkja burgosi dhe burra të mëdhej shqiptar të kësaj anemalësie, si të Anamoravës, Preshevës, Tërnovcit e shumë viseve shqiptare.Ilaz Doktori filloi punën si mjek i anamalësisë nga viti 1959 deri në vitin 1985. Po në gjdo shtëpi kishte vizituar së paku një herë Mjeku Ilaz Fera, por ishte një dhe një respekt i madh ndaj tij se ai e meritonte. Në gjdo gëzim, Dasamë, së pari e ftonin Doktor Ilazin dhe ai e ksithe vendin e parë në gjdo balël të konkaut e të odave të asaj nahie të Anamalësisë. Gjithë e thrisnin Doktori i popullit, dhe këtë e emër e mbane me plot krenari se veprat e tija madhore e bënin të jetë në ballë të gjdo nisme atdhetare.
Kishin burgosur Mjekun Ilaz në burgun e zi të Vranjës e i kishin thën se tash të erdhi radha dhe ty oh Doktor Ilazi më parë aty kishin burgosur e rrahur e denuar pa gjykime, si Lamë Breznicën, Hamdi Berishën nga Gjilani, Rexhep Shemën e Dajkovcit, Mulla Osman Riza Shurdhanin e Poliçkës, Sadri Misinin nga Shipashnica, Arif Sali Syliqin nga Rogana, Destan Sejdë Budrikën, Metush Krasniqin, Lot Vakën, Ilmi Ramdanin, Njiazi Kardiun, Sejdullah Kadriun, Refik Kadriun nga Ramabuqa, Ramiz Arifin nga Breznica, dhe tani e kishin burgosur njeriun më të ndritur të kombit Doktorin Ilaz Ferën. Mbasi e muarën organet famkeqe serbe dy netë e mbajtën në qeli të vetmuar pa bukë e pa ujë dhe prapë e kthyen të rraskapitur e të rrahur në shtëpi të tij.Doktor Ilazit ja kontrolluan shumë herë ia bastisën shtëpinë hordhit serbosllave. Në shtëpin e tij ja morën dhe librat disa pllaka gramafoni që i kishte blerë vetë Doktori në Gjilan. Kështu prapë e kthejn në qeli Dotkorin ata derra të regjur. Filluan të marrin në bisedë informative deri në orët e vona të natës dhe i thonin Doktor Ilazit se ishin duke e përcjellur aktvitetin e tij, qysh nga viti 1968 e deri në vitin 1981, atëherë kur filluan Demostratat për Flamurin në Kosovë e në Bujanoc.
Kërkonin nga Doktori që të ju tregonte se kush e valoi e ngriti flamurin kuq e zi në qendër të Buajanovcit por Doktori edhe pse e dinte nuk pranonte me gjithë rahjet dhe reprezaljet në burgin famkeq të Vranjës të Tito Rankoviqit. Udbashët e zagarët e sorrat shkije, kishin filluar rrahje e malltretime të paskrupullta ndaj një humanisti si që ishte Mjeku i popullit bacë Ilaz Fera. Një ditë prej ditësh kishte shkuar për vizitë në burgun e Vranjës nipi për të vizituar Mjekun Ilaz Ferën. Kishte shkuar nga fshati Ferë. i kishte kërkuar nga milicët e burgut që ta vizitoi xhaxhan e tij. Por në hyrje e kishin maltretuar aq shumë. Kështu dhe i kishin thën se neser mundesh të vish se sot nuk mundesh kursesi. Ndërsa po kështu tek ditën e shtat e kishin lejuar për të parë xhaxhan e tij. Nipi Bajrami posa u takua me Doktor Ilazin po menjëherë i tregoi për gjithë familjen etij. Bajrami i dërgoi bukë, rroba, e të fala nga gjithë rrethi i anamalsisë. Gjatë bisedës në mes të nipit Bajramit e Doktorit i detyruan të flasin në gjuhën serbe, kjo ishte një padrejtësi në dëm të shqiptarëve, të flet në serbishte në gjuhën e shkijëve nipi dhe xhaxhai këtë vetëmse shkijet e bënin kriminelt e hegjemonistët e regjur të sistemit komunist serbosllav.
Doktor Ilazi e kishte pytur për të sëmurit që i kishte lën në mëshirën e fatit dhe për Nënë Lokën Nënën Pashije e cila para 10 ditësh kishte ndërruar jetë, në ato momente Mjekut Ilaz në qelit e burgut i pikën dhe lotët, por më pas bajrami diti ta gëzoj në atë moment i tregoj për fejesën e Qamilit dhe ai po menjëherë u gëzua pa masë. Në burgun e Vranjës kishte dhe njerz të devotshëm të çështjes shqiptare nga Kosova, nga Kumanova, që i kishin burgosur. Doktorin Ilaz Fera shkijet e kishin mbajtur në hetuesi në burgun e Vranjës dhjetë e pesë ditë e shtadhejtë e pesë netë. Dita ditës i afroj gjykimi i Doktorit, njerzit prej të gjitah moshave me të dëgjuar nga gjithë anamalësisa dhe nga rrethi i Gjilanit u nisën drejt Vranjës në përkrahje të, të madhit Doktor Ilaz Ferës. Pushtetmbajtësit serb dëshironin që ta nxjerin ne gjykatore bacë Ilazin. Duke shkuar këta përkrahës të Doktor Ilazit në mes tyre kishte urrejtje ndaj armikut serbosllav. Sipas kronistit të asaj kohe Malush Hysen Pribocit salla e burgut famkes të Vranjës ishe e vogël për të nxën aq numrin e madh të njerzëve që kishin ardhur dhe në këmb, për të ndëgjuar se gjdo të ndodh me Mjekun e tyre Doktor Ilaz Ferën. Në gjykatoren serbe të Vranjes gjykoheshin gjithmon vetëmse shqiptarët si nxënësit, studentët me qëllimin e tyre vetëmse pse ishin shqiptar. Sepse serbosllavia jugosllave, Rankoviqase-Titiste kishte qëllimin e tyre se sa më shumë të denoheshin Shqiptarët. Që nga viti 1946 kurrë asnjëherë burgu i Vranjës famkeqe nuk ishte pa të burgosur shqiptar. Kjo është një fakt, e dëshmi e gjallë se këtu denoheshin të pafajtorët e ata ishin shqiptarët.
Në Gjykatën e Vranjës serbo-çetnike ishte gjykuar dhe Profesori i dalluar Xhevat Ajvazi nga Bilaqi i Preshevës. Po në këtë gjykatore të Vranjës u denuan dhe intelektualët e Rambuqës si Njiazi Kadriu, Sadullah Kadriu, Refik Kadriu.Gjykoheshin vetmëse për një qëllim pse ishin shqiptar dhe për të gjunëzuar njerzit me meritor të popullit. Por me këto gjykime ata vetëmse e rritnin moralin dhe më të lartë te populli Shqiptar dhe këte nuk e arritën shkijet kurrë të ndalnin rrugëtimin e filluar për liri. Kjo njëherit i mobilizonte forcat e të të rinjëve me devotshmëri se si duhet e vepruar në të ardhëm për kauzën mbarë shqiptare, e cila ishte në një rrezik të pa parë që nga viti 1945 e këndej. Asnjëherë në gjdo orë e ditë, muaj e vite nuk ndalej dhuna sistematike ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Shqiptarët ishin fajtor pse lindëshin shqiptar, që ishte një plumb për armikun sepse nataliteti i shqiptarëve vetëmse rritej në shpejtësi të lart e ndërsa tek serbët ishte një rënje e theksuar. Shqiptarët ishin në trojet e tyre stërgjyshore Iliro Dardane.
Gjyqtari serbë në gjykatore filloi të flsite dhe ti shqiptonte denimin Doktor Ilazit dhe propozoi që Ilaz Doktori të denohet me 10 vjet heqje lire. Sipas Porkurorit serb akuza e ngritur e ngarkonte për vepër penale, që datonte që nga viti 1981, që ishte kjo kohë shumë e rrezikshme për shqiptarët që gjdo i dyti shqiptar mirrej në biseda informative, dhe denoheshin vetëmse pse ishin shqiptar. Gjyqtari po i jepte fjalën Doktor Ilazit dhe ai ngrihej në këmb dhe filloi të tregonte se nuk e ndjen vetën asapak fjator. Doktori fillon mbrojtjen e tij plebishitare se unë jam njeri me profesion Mjek, jam humanist, dhe kam bërë punën time prej një humaisti ku është kërkuar ndihmesa ime jam përgjigjur në gjdo kohë. Për gjithë punën në të mirë të popullit që kam bërë mburrem dhe jam krenar sa jetë kam jetuar dhe sa do të jetoj përgjithmon. Kështu trupi gjykues e akuzonte dhe se Doktor Ilaz Selim Fera, se ishte njëri ndër themeulesit e celulave për idenë e Shqipërisë së Madhe. Prekurori i thonte se ju Doktor Ilaz jeni duke operuar dhe frymëzuar rinin sikur të jetonit në Tiranë, kjo është në kundërshtim të shtetit.
Por Doktori ju tha se po jam duke kryr detyren me plot merit dhe kurrë nuk do të ndalem deri sa të jam në jetë do ti ndihmoj të sëmuarit. Avdokati i Ilaz Doktorit kërkoj që Mjeku i anamalësisë të lirohet dhe të mbrohet në Liri. Pasi trupi gjykues i miratoi kërkesën e Avokatit dhe paraqiti provat e tij, vendosi të lirohet nga burgu Doktor Ilazi. Kështu Gjyqi vendosi sipas porpozimit të avdokatit. Kështu doktori Ialz Fera dual në liri, pikërisht më 13 shkurt 1986. Gjithë fshati i tij Ferë deh mbarë anamalësia e prisnin me gëzim të madh. Po dhe Nënat duke e i përkundur fëmit në djepa i lanë për një moment për të dal e për të pritur Mjekun e populit të tyre Doktor Ilaz Ferën. Kjo ishte një dasme e madhe e gjithë anamalësisë, për lirimin e Doktorit nga burgu ju kthye biri i kësaj vatre prap aty ku filloi dhe punoi me vite të tëra. Doktori Ilazi me profesionin e një humnisti la pas vetës një armatë të tër, shumë infermier, por ndër të tjerë që zëvendson me plot meritë, me profesionin e saj të një bujare motre shqiptare ajo është shqiponja e maleve Lutfije Shaban Avdullahu e cila rrjedh nga një familje patriotike atdhetare nga Llashtica e Gjilanit, që njëherit në luftën e fundiut të vitit 1999, okupaturi serbosllav ia mbyti vrau dhe djegi 5 antarë të familjes së saj, që nga familja esaj mbeti vetëmse një vajzë e vogël e tyre. Me plot vullnet dhe vendoshmëri e kryen detyrën e filluar të Mjekut të popullit Gjithë anamalësia sot e kujton me mallë Doktorin e dalluar, kujtohet emri i tij, bujaria e tij, kontributi i tij për ndihmën e ofruar për popullin shqiptar, që i ofronte në gjdo kohë e moment Doktori i popullit Ilaz Fera.
Kombi Shqiptar kurrë nuk do të harroj bit e vet, falë Zotit dhe falë sakrificës e humnizmit dhe trimërsi së tyre sot e gëzon lirinë. Tër jetën dhe veprimtarin e tij Doktori ia kushtoi vetëmse kombit tij shqiptar. Mirsit një popull i shijon dhe kurorzon, kur kemi njerz të mirë si Doktor Ilaz Fera, atëherë lutemi te i madhi Zot që të mirat të jenë në mesin tone dhe të ndihmoj vetëmse me të mirë, gjithë njerzit me vullnet të mirë si Doktor Ilaz Ferën në këtë vend dhe begatitë e mirësit të jenë në mesin e popullit tonë shqiptar.
Doktor Ilaz Fera kishte vetmëse qëllim të mirë fisnik, të një humanisti, i cili e kishte humanitetin në gjak e shpirt e në mendje, që të kontriboi gjithmon në të mirë të kombit të tij dhe këte ja arriti falë përkushtimit të tij madhor dhe betimit të dhënë Doktor i Popullit të tij Shqiptar.
Shkrimi i kushtohet veprës dhe jetës madhore së Mjekut të Anamalësisë Ilaz Ferës, në shenjë respekti për kontributin e tij të dhënë gjatë, gjithë angazhimit të tij human, në të mirë të shërimit të sëmurëve të bashkëkombasëve të tij. Mbesim me shpresë që Mjeksia e sotshme të ketë si udhërrëfyes Mjekun Ilaz Ferën këtë fanar të Mjeksisë mbarë Shqiptare, dhe të vazhdoj duke kontribuar e shëruar aty ku është i sëmuari që ti ofroj shërimin e nevojshëm dhe të jetë ne nivelin e detyrës gjithmon në përkushtim, dhe në betimin e Hipokratit.