Shpërngulja e popullit Shqiptar nga trojet e veta stërgjyshore, ishte bërë me një dhunë sistematike nga serbët që nga 1877, si nga sanxhaku i Nishit, e nga Leskovci, Vranjë, Prokuplë, Krushevcit, Kurshumlisë e me radhë, ku gjatë një periudhe kohore shumë të gjatë bën një gjenocid serbët, dhe shpërngulën me dhunë shqiptarët nga vendbanimet e tyre Ilire Dardane, sidomos në kohën e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1877-1878. Serbët duke shpërngulën Shqiptarët vetëm se për të arritur qëllimet e tyre ogurë zeza sllave, e bënë spastrim etnik, me represalje serbët gjithë popullin shqiptarë e larguan nga vatrat e tyre. Shqiptarët i lanë pasurit e tyre, ashtu si zogu kur len folen u bën muhaxher prej tokës vetë, që e kishin lënë dhe murën rrugën e panjohur për në mbrendësi në drejtim të Kosovës, e drejt Maqedonisë dhe Turqisë e vende tjera. Shqiptarët kurrë nuk u kthyen dot aty ku ishin, mbetën toponimet sot e asaj dite. me emrtime në gjuhën shqipe. Mbi 740 fshatra të banuar me shqiptare prej Sanxhakut të Nishit u përdjekën nga toka e vet u shpërngulën me dhunë, të vazhdushme, sistematike në dimrin e vitit 1877 me plot acar që vdiqën fëmit e pleqt rrugës bagëti e bujqësi, e në tokat shqiptare, vendosën serb nga anët e ndryshme të Serbisë që serbët janë stacionuar fshat për fshat e gjithë pasurin e shqiptarëve e murën falas. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Në kohën e depërtimit të ushtrisë serbe në këtë rajon të gjithë shqiptarët u shpërngulën për në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në vende të tjera. Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Librin e vendimeve kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Në kohën e Krizës së madh lindore 1875-1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Nishi kishte rreth 2000 shtëpi shqiptare, Piroti kishte 400 shtëpi shqiptare, Leskovci kishte 1000 shtëpi shqiptare, Prokupla kishte 650 shtëpi shqiptare, Tërni kishte 15 shtëpi shqiptare, Vranja kishte 800 shtëpi shqiptare dhe Kurshumlia me 150 shtëpi shqiptare. Rrethi i Kosanicës 5951 shqiptarë banorë. Shqiptarët nuk ishin të privilegjuar nën sundimin e të huajve. Në Kosovë janë shpërngulur më shumë se 30.000 shqiptarë. Para aneksimit të qytetit të Nishit nga Serbia, në qytet kishte 300 shtëpi me 1500 shqiptarë. Në rrethet e Bujanovcit, të Preshevës, në Kumanovë dhe vende të tjera gjenden muhaxhirë shqiptarë të ardhur nga kazaja e Pirotit dhe Nishit. Shqiptarët e kazasë së Vranjës janë shpërngulur në drejtim të Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës, Shkupit dhe në vendet tjera në Maqedoni.
Nga Prokupla, Leskovci, Nishit, Vranja, Kurshumlia dhe Piroti numri i shqiptarëve të shpërngulur drejt Kosovës, Maqedonisë, Turqisë dhe vende tjera ka qenë shumë më i madh. Gjatë vitit 1878 nëpërmjet të Selanikut një numër i emigrantëve u dërgua në Anadoll dhe Siri. Me Paqen e Shën Stefanit me 3 mars 1878 Rusia krijoi Bullgarinë e Madhe, Serbia zgjerohej në drejtim të Novi Pazarit kah Kosova me një pjesë të territorit të Sanxhakut të Prishtinës. Në tërritorin që shtrihet në mes të Kurshumlisë dhe të Prokuples nuk kishte mbetur asnjë shqiptar, sepse ishin detyruar ta lëshonin vendin dhe të shpërnguleshin në drejtim të Kosovës. Mbi 100 fshatra shqiptare në luginën e Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan nga serbët në mënyrë të pamëshirshme nga vendbanimet e tyre. Shqiptarët janë bartur poshtë e lart, duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb.
Toplica shqiptare dhe Sjenica
Shqiptarët nuk kishin leje të mbledhin te lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serbë. Shumica e muhaxhirëve shqiptarë u vendosën në Vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës, sidomos në rrethinën e Vuçitërnës, të Gjilanit, të Mitrovicës, e më pak në Rrafshin e Dukagjinit. Në maj të vitit 1878 janë shpërngulur 5000 Shqiptar nga rrethina e Vranjes. Shqiptarët janë shpërngulur në kushte shumë të vështira në dimër të viteve 1877-1878, masivisht, kanë lanë shtëpitë dhe gjënë e gjallë, me fëmijë në dorë, këmbë pa ushqim, zbathur e të zhveshur. Më 24 korrik 1879, në Qarkun e Toplicës gjithë treva prej Merdari deri ke Prokupla është e zbrazur, nga shqiptarët. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftoftit dhe kanë vdekur gjatë rrugës.
Shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Ilire, ishte bër nën kërcemin e armëve e të dhunës të organizuar nga serbosllavët ishin përndjekur shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe viset tjera të banuara kryesisht me shqiptar autokton, që ishin në tokat e tyre, në pasurin e vet e në shtëpit e tyre. Shqiptarëve ju mohua e drejta për të jetuar në trojet e veta, që sot e asaj dite kanë mbetur pasuria në duart e atyre serbëve që kurr nuk u ngopën me trojet e shqiptarve, që bën reprezalje të pa para deri në atë kohë ndaj popullatës shqiptare dhe shpërngulën me dhunë mbi 740 fshatra të pastërta etnike shqiptare, gjitha këto ndodhën gjatë viteve 1877-1878, dhe kështu shpërngulën, shqiptarët, si për Kosovë në brendësi të saj në Vushtri, Gjilan, Mitrovicë, në Rrafshin e Dukagjinit, dhe në Maqedoni dhe për në Turqi e vende tjera. Në Vendbanimet e shqiptarve si të Sanxhakut të Nishit, Leskovcit,Vranjës, Kurshumlisë, Novi Pazarit, Prokuplës, Toplicës, i vendosën me serb nga pashallaku i Beogradit dhe nga viset e Vojvodinës dhe viseve tjera qendrore të Serbisë. Gjinden emra të fshatrve me emërtime e toponime në gjuhën shqipe si Brestovc, Huruglica, Devqët nga fshati Devqa e Poshtme dhe e Epërme, Kostanicët nga fshati Kostanica, Lepajët nga fshati Lepaja, Pojatët nga Pojata, Reçicët nga Reçica etj. Lidhja e Prizrenit reagoi në gjitha mënyrat e mudshme, por kjo nuk mundi të ndal shpërnguljen më masive që ishte deri në ato kohra që ishin ditët më të vështira për popullin shqiptar, që kurrë nuk do të harrohen, se thonë të vjetrit po e harruat të kaluarën ajo do përsëritet përsëri, kombi shqiptar do të shiqoj drejt së ardhmës por duke mos harruar kurrë të kaluarën e tij.