(Në vend të vajtimit)
Në vitin tjetër,
në muajin shtator
do vijë pran varrit,
me një lule në dorë.
Eshtë lule bozhuri,
nga Prekazi i varreve vëllezërore
është me ngjyrë të kuqe gjaku
nga Shqipëria verilindore.
Do ti them dy fjalë ,
Sabrie nuk bëre mirë
që të vetmuar ke lënë
bacën tonë Zeqir.
Oj motra ime,
mendjën do ta mbushë
mbi pesë dekada jetë
me te s‘më ndau kush.
As dimërat e egër,
as bora mbi çati,
as shiu kur pikonte
në fshatin tonë Gri.
Më mdau i madhi Zot,
nga i imi shoq,
që shpirtin ma mori
sepse ja pata borgj
Prandaj motra ime,
ua lë një amanet
bacën tuaj të madh
ta nderoni për jetë.
Eshtë djalë i Krasniqës,
biri i Sadik Selmanit
çdo here pushka e tyre
ndihmë i dha vatanit.
Edhe penda e tyre,
ka shpuar si shigjetë
që për dhjetëmijë vite
testament ka mbetë
Eshtë nga kullat e Grisë
të gjakut të Kastriotit
që mushkëritë i freskonin
me erën e barotit
Javët, muajt dhe vitet,
kalojnë orë pas ore
prap një ditë prej ditëve
me bacën tuaj Zeqir do jem dorë për dore!!!
Shkëputur nga letër ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta me 14 shtator, të bashkëshortes së atdhetarit, publicistit e poetit, Zeqir Lushaj, Sabrie Lushaj nga fshati Gri i Tropojës.
Shtator, 2020