Vetëvendosje do të organizojë protesta më masive nëse Thaçi nuk tërhiqet nga ideja e tij për ndarjen e Kosovës

Mr. Sadete Islamaj: Heshtja qyqare

Këto ditë patëm fatin të shihnim një protestë masive në kryeqytetin tonë e cila vinte si rezultat i shperthimit të një pakënaqësie të madhe ndajë  një Procesi Gjyqsorë  që  po  zhvillohët në Hagë kundër ish Krerëve të Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-ës. Si dukët atë ditë triumfoi fuqishëm ndërgjegjia kombëtare mbi taborret politike duke i dhënë leksione jo vetëm politikës ditore në Kosovë por edhe opinionit ndërkombëtar. Atë ditë u pohua fuqishëm se para lirisë së atdheut dhe luftës së lavdishme të UÇK-ës nuk qëndron asgjë. Tre breza u bënë bashkë  në një ditë dhe më flamuj kombëtar e pankarta në duar kërkonin drejtësi për çlirimtarët.Prishtina  atë ditë të ipte imazhin e një kryeqyteti sa kryengritës aq edhe liridashës. Në mesin e gjithë asaj mase të madhe njerëzish binte në sy mungesa e Krerëve të Shtetit tonë ; Presidentës, Kryeministrit apo Kryeparlamentarit. E thëmë këtë duke u nisur nga fakti se kjo protestë nuk kishte karakter politik dhe si e tillë kishte një mision të çartë në prag të fillimit të një Procesi  Gjyçësor . Si dukët helmi i egos pësonale nuk i lëjojë  të depertojnë pëtejë zingjirit komandues të Kryeminstrit që tashmë i ka mbërthyër rreth vetës . Iluzioni dhe propaganda i ka rrëmbyër as shumë  rrethë llumit që ka ofruar  marveshja e Ohrit  sa që  i ka sjellë  në një dilemë të madhe  : „ Zot, ishalla jami në endërr „. Për hirë të pėrfaqsimit që kanë në Shtet ata nuk e panë të arsyeshme as me 3 prill ta thonë qoftë edhe një fjalë të vetme per fillimin e këti   procesi sa të rëndë për kombin tonë aq edhe të padrejtë. Më heshtjen e tyre i dhanë mundësi qeverisë serbe ta shtojë dozën e kënaqësisë  në opinionin e tyre  me preteksin se „ as Shteti i tyre nuk i përkrahë  çlirimtarët“.  Ky veprim i Qeverisë aktuale  është i pafalshëm  për t’mos thënë i shemtuar dhe çyçar në këto momente të rëndësishme për kombin tonë. . Nuk  e kuptoj si arritën   ta harrojnë kaq shpejtë  këta „ Zotërinje“luftën  dhe qëndresën  e luftëtarëve të UÇK- ës të cilët më apo pa deshirë e tyre sot njihën në popull si gurthemeltar të Shtetit   bazamentin e të cilit  tetë vite më vonë e vendosën  pikërish : Hashim Thaçi,Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Pjetër Shala  etj. Tashmë është bërë e çartë se narrativa e ndërtuar për njëzetë e katër vite rresht kundër pjestarëve të UÇK -ës ka dhënë rezultatin dhe një gjë e tillë është nënkuptuar përmës proceseve të shumta gjyçsore të organizuara brenda Kosovës dhe jasht saj  nëpër filtrat e të cilëve kaluan  një pjesë e konsiderueshme e Komandantëve të Zonave Operative dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Habit  fakti si u arritë  të krijohëj  gjithë kjo klimë kundër çlirimtarëve dhe të bëhët aq toksike  sa t‘u  ofrojë vetkënaqësi e lluks shqipfolësve  të vihen në sherbim të utbashëve  kundër lirisë së  vendit  të tyre. Pas gjithë kësaj faqe të zezë që ata  servuan  për vite të tëra në kuzhinat Çubrilloviçjane  sot  Prokuriria në Hagë ka ardhur në përfundim se : vendimmarrja dhe urdhërdhënia kundër kolaboracionistëve është aktakuza e vetme dhe kryesorja që e udhëheqë këtë proces gjyqësor sidomos pas deshtimit të aktakuzës së Digmartit për „ trafikim organësh  dhe Shtëpinë e verdhë“. Komoditeti që i ofruan ZPS me shpifje të tilla plot „ deshmi e fakte kush po mundet ma shumë e po di më mirë „ e  kanë relativizu Serbinë në opinionin ndërkombëtar gjë që e vërejmë edhe përmës reagimit të eurodeputetit Lukas Mandl, kur shprehët : „ Kosova dhe Serbia nuk duhët të merren si të njejta, njëra ka qenë viktimë e tjetra agresore“ . Prandaj duke  pasur parasyësh strukturën e ndertimit të këti procesi që për bazë ka dy pika kyçe: 1. Deshmi dhe fakte të grumbulluara dhe të inskenuara  nga politika shfarosese  ruso-serbe dhe 2. Këto të kolaboracionistëve dhe bashkëpuntorëve të tyre  kanë bërë që të krijojet ky proces gjyqësor i cili të çon në konkludimin se vështirë që mund të jetë i bësueshëm dhe të prodhojë drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …