Në botën e fantazisë së aktorit mund të luhën role të ndryshme të cilat janë pjesë e profesionit të tyre, por kur aktori zhytet në botën e politikanit atëherë ai duhët të mbajë përgjegjësi për peshën e fjalës që thotë. Themë kështu duke u nisur nga fakti se këto ditë opinioni ynë u trondit nga vlerësimi skandaloz që u bëri luftëtarëve të UÇK-ës aktori Enver Petrovci. Në fakt ai nxorri në sfond fytyrën e vërtetë prej një intelektuali të përkushtuar të një ish sistemi pushtuës. Për ta neutralizuar deklarimin e tij u vunë në sherbim një pjesë e opinionistëve tonë që në forma të ndryshme përpiqëshin ti jipnin konotacion tjetër deklarimit të tij, madje një pjesë e tyre e panë të udhës të heshtin me pretks se „ ishte vlerësim përsonal i një intelektuali“. Nuk di si mund të kenë harruan kaq shpejtë këta „zotërinjë“ se luftëtarët e UÇK-ës, gjatë peridhës së luftës në Kosovë nuk luftuan për shtëpitë e tyre, as vetëm për familjet e tyre, bile ato shpesh i lanë nën mëshirën e fatit për të luftuar për lirinë e të gjithëve. Qendrimi i tij protitist u rikthy në memorien e shumë atdhedashësve pas ati opioni për luftëtarët e UÇK-ës, bile ky vlerësim u pa si i vonuar prej tyre duke pasur parasyësh rrugëtimin e mësimeve të tij nën sistemin jugosllav . Dizajnimi dhe portretizimi që i bëri figurës emblematiketë të luftëtarit të lirisë e tregon më së miri misionin e tij në këtė shoqëri. Tashmë dihët se ky aktori I takon asaj „ plejade të intelektualëve“ që „lulëzonin“ kudo nëpër Kosovë të udhëhequr nga refrenin i këngës së tyre të njohur „ Druzhe Tito, miti se kunemo“.
Gjatë asaj periudhe ata kishin mësuar se për tu vu në sherbim të ati sistemi duhët të veprojnë nën stilin e një intelektuali modern të zhveshur nga ndjenjat kombëtare. Duke vepruar në këtë mënyrë ata kishin mundësi ta bënin përzgjedhjen e një „ shoqërie të emancipuar“ duke e ranguar vehtën aty me preteks që të joshin sa më shumë të tillë rreth qellimëve të tyre. Janë pikërisht këta hymnizuësit e „bashkim- vëllazërimit“ që ende vazhdojnë dhe veprojnë nën tutelën e ati sistemi i cili synim të vetëm e ka ripushtimin e Kosovës , një ëndërr e kahmotshme që flenë në sirtarët e Serbisë e që kurrë nuk do të bëhët realitet.
Kohët e fundit sikur kanë marrë hov zërar e nëndheshëm kundër luftëtarëve të UÇK-ës, ngase në skenën politike tashmë është Albin Kurti, nxënësi i mendimit të tyre politik të cilët janë vu në aksion për ta dobësuar imazhin e saj në opinion. Më të drejtë populli thotë: „Qysh o veni , bohët kuveni“.
Ç‘hipokrizi! Nësë dikur aktori i njohur më famë botërore Bekim Fehmiu, në mes të Beogradit krenohej me identitetin e tij kombëtar duke e pohuar se ëshë shqiptar, krenari që e mbajti deri në frymën e fundit duke u lënë amanet familjarëve që pluhurin e eshtrave të tij ta hedhin mbi rrjedhën e Lumbardhit në Prizren, sot Enver Petrovci në mes të Prishtinës flet me nostalgji për Sllobodan Millosheviqin.
Lluksi i modernizimit serb e ka tjetërsu qenien e tij gjërë në atë masë saqë ja ka verbu gjykimin . As pas kaç vitesh ai nuk arriti të shoh gjenocidin ç‘njerëzor që ushtroi satrapi i Ballkanit mbi popullin e pafajshëm shqiptarë. Një gjë nuk mund ta kuptojë si ka arritë ky far aktori ti ndrydhë ndjenjat e veta tash sa vite dhe nuk i ka shku të varri „ Babës Sllobë“. Nisur nga këto rrethana mund të vijë në një përfundim : se i vetmi faj i luftëtarëve të UÇK –ës, është se në kuadër të lirisë që i sollën popullit të vet u ofruan komoditetin ta gëzojnë këtë liri edhe nostalgjikëve të UDB-ës, të cilët nuk e merituan.