Kurrë më parë nuk kisha menduar se një çerek shekulli pas çlirimit të Kosovës do të vihesha në një pozitë të tillë që ta bëja këtë shkrim kritikë në vend të një urimi për festat tona kombëtare e në veçanti për Ditën e Flamurit. Ashtu siç nuk kam menduar se pas gjithë ati pushtimi të gjatë nëpër të cilin kaloi populli shqiptarë do të kenë fytyrë një kategori e njerëzve që në emër të një modernizmi të servuar t‘u japin një konotacion tjetër vlerave tona të shënjëtan në mënyrë që të krijojnë të brezi i ri një medyshje të palogjikshme,pikërisht në këto rrethana kur lufta politike po merr përmasa të një propagande konfliktuale ndërmjerëzore.
Si dukët këta tipa kanë harruar se si sa e sa breza u rritën ndër vite duke e kënduar në heshtje hymnin tonë: „ Rreth flamurit të përbetuar“ e shpesh duke e uruar fshehurazi njëri tjetrit për Pavarsinë e Shqipërisë . U rritëm duke u ushqyër me ndjenjën se fe e atdhe për ne janë gjuha shqipe dhe flamuri ynë kombëtar. Me flamur ndër duar e këngën shqipe në gojë u primë proceseve të ndryshme historike e me këngë dhe flamur u udhëhoqën shumë beteja nëpër fronte të ndryshme. Ndodhte që në ballë të frontit të bije heroikisht prijësi i saj ( bajraktari), por kënga dhe flamuri nuk u ndalën asnjëherë ato vazhduan përpara. Mbi flamur u betuan qindra luftëtar për liri e bashkim kombëtar dhe shumë herë po me atë flamur janë mbuluar trupat e atyre që rënë në ballë të frontit. Ata kishin lindur të tillë prandaj dhe patën guximin të flijohën për lirin e atdheut. Por,asnjëherë nuk me kishte shkuar mendja se pas gjithë asaj lufte heroike që zhvilloi UÇK-ja e pas shumë vitesh në liri të vijë kjo ditë që në emër të fjalës së lirë të degjojmë nga goja e këti far opinionisti Nexhmedin Spahiu se si po ia vret syrin flamuri ynë kombëtar në varrezat e Dëshmorëve të Kombit . Këtë lloj paradoksi që shpërfaq ky asalist përmës të cilit përpiqët ta mohoj identitetin e tij nuk e kam degjuarr kurrë nga asnje shqiptarë. Kjo është një formël e veçantë e propagandës se tij përmës së cilës shpërfaqë antivlerën e tij si opinionist. Për fat të keq një narrativë të tillë patëm fatin ta degjojmë këto ditë edhe nga Albin Kurti në takimin e tij të fundit me një pjesë të kabinetit qeveritar të Maqedonisë Veriut në Prishtinë. Si është e mundur që ai si kryeministër të arrijë deri në atë shkallë e ta vras gjuhën shqipe ne Maqedoninë e Veriut në në prag të përvjetorit të Kongresit të alfabetit .Si duket edhe këtë radhë ai vuri në zbatim slloganin e tij tashmë të njohur prej kohësh : „ Erdhi dita“. Mbase ambicja marramendese për t‘u identifikuar me „ Gandizmin e tij Kurtian“ në Ballkan e ka rrëmbyër aq keq saqë me apo pa qellim e ka vënë vetëm në anën atyre që me kohë janë rreshtuar në luftë të pakompromis për asimilimin e gjuhës shqipe jo vetëm në Maqedonin e Veriut dhe Kosovën Lindore por edhe në Çamëri. „ Ruje Zot Shqipërinë nga shqiptarët,se prej të huajve e ruaj vet“ thoshte dikur Faik Konica.
Kontrolloni gjithashtu
Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidentes Osmani
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, refuzon edhe këtë vit pjesëmarrjen në seancën e …