Mr. Sadete Islamaj: Thirri mendjes Albin se ke prekë në plagën e Kosovës!

Realiteti që po shohim këto ditë në Kosovë po na dukët i trishtuar, ndoshta  kjo gjendje e parë nga këndëveshtrimi ynë po na vije edhe  më i vrazhdë   për faktin se veteranët e UÇK-ës po i shohim si janë  të detyruar  të dalin në protesta edhe njëzet  e tri vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Atëherë neve si padashur po  na lindë  kureshtja  dhe  po shtrohet pyetja : pse gjithë kjo zhurmë  e Qeverisë  rreth veteranëve të UÇK-ës  në këtë kohë? Nuk di sa është e arsyeshme me i pa në këtë gjendje çlirimtarët e vendit kur  kihet parasysh rrugëtimi i tyre dhe mosha në të cilën janë tash ata. Asnjëherë nuk kemi menduar se do të vihet në mëdyshje vlera e luftës se tyre kur dihët   se ajo ishte një luftë e udhëhequr nga   vet çlirimtarët e përkrahur nga  populli por e injoruar  nga Presidenti dhe Qeveria e kohës. Këto  ditë u vunë në qendër të debateve me arsyetimin naiv se „ qeveria po kërkon  listet me veteran  të vërtetë „ duke u përpjekur me u hedhë  hi  syve njerëzve  se gjëja duan ta nxjerrin të vërtetën historike para opinionit . Më këto veprime ata  po dukët sikur  po luajnë  lojën me zjarr në këtë kohë kur lipsët më shumë se kurrë  maturi politike . Se cilët janë veteranët e vërtetë  të  UÇK-ës një pjesë të tyre patëm  fatin  ti  shohim me  16 qershor para Kuvendit të Kosovës . Para qëndrimit të  tyre dinjitoz u përulëm të gjithë me respekt. Ajo protestë  ishte dhe një leksion i mirë për Qeverinë dhe Kabinetin e saj qeveritar  të cilët patën rastin  për të parë për së afërmi si ruhen dhe mbrohen vlerat e atdheut. Prandaj është obligim moral  i  juaji Kryeministër që t‘mos  e luani lojën e djallit me ta duke përdorur filozofinë e njohur në popull: „ Hajde Babë ti kallxojë arat „. Pa dashur me u rikthye në të kaluarën dhe me folë rreth procedurave të krijimit dhe ndërtimit të ligjit për veteranët se këto ditë u fol mjaft dhe  pa u ndalur me gjyku rrjedhën e atyre ngjarjeve për të cilat një ditë do të flasë koha dua të theksoj se këto ditë gjatë debateve u shfaqën shumë dilema e u dhanë opinione të ndryshme rreth ligjit të veteranëve por asnjëherë nuk u folë  kundër veteranëve.

 

Më sa dihet deri tani askush nga OVL e UÇK -ës nuk ka dalë në përkrahje të atyre listave të fryra të cilat mbajnë  në vete një mister koalicioni  partiak  që besoj se as ata tani nuk dinë cili ështe epilogu i tyre. Dihët fare mirë se pikërisht këta veteran pas publikimit të atyre listave patën dalë në protesta duke kërkuar me ngulëm vërtetësinë dhe saltësinë e tyre, bile disa prej tyre në shenjë revolte edhe i patën grisur çertifikatat e tyre. Gjatë këtyre ditëve u rrah shumë kjo temë u rikthy në çështje të ditës dhe  pse të gjithë rrahën  të njejtin thumb   dhe zgjidhja  përfundimtare procedohej  në gjykatë  e cila tash sa vite e mbanë proçesin  pezull dhe si e tillë   e  papërfunduar ka arritur deri në Qeverinë Kurti-2. Absurdi më i madh qëndron në faktin se Kryeministri ka qenë i informuar mirë rreth zhvillimit të këtyre ngjarjeve edhe ma herët në kohën kur ishte opozitë në Parlamentin e Kosovës dhe tash më apo pa vetëdije vepron   kunder vendimeve te veta kur dihet se  zëri i tij protëstuës ishte shumë i ashpër  gjatë asaj kohe  shpeshëhere gati edhe kryengritës  me pretendime e tij për një Shtet të së drejtës, vlera të luftës  së UÇK-ës dhe baskim kombëtar. Pa dashtë me u ndalë me veçu punën dhe veprimet e tij gjatë kësaj periudhe që është në pushtet ne të gjithë shpresuam duke  u  bazuar në premtimet e tij se kur janë në pyetje  vlerat e luftës dhe veteranët  Ai do ti thërras ndërgjegjies e do të vepron  me korrektësi duke u treguar edhe shumë racional në shqyrtimin e kërkesave të tyre . Veprimi diskriminues rreth zbatimit të ligjit për pagën minimale është vendimi më i padrejt që iu  bë veteranëve të cilë përveç zbatimit të ligjit bazik nuk kërkuan asgjë  më shumë. Madje ata as ketë ligj nuk e panë të plotëfuqieshëm  por në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër u pajtuan me ligjin aktual deri në një vendim tjetër.  Deklarimet  politike të disa akterëve qeveritar kundër një pjese të luftëtarëve të  UÇK-ës si dhe diskursi retorik  i tyre në emër të listave të fryëra të veteranëve jo vetëm që po përpiqet me e zbehë të vërtetë e saj para brezave të rinjë që po rritën në Kosovë por  po krijojnë në ndjenjat e tyre edhe një pasiguri ndërgjegjësimi rreth luftës çlirimtare dhe  jo vetëm kaç ata  sikur po don ta tjetërsojnë edhe para opinionit ndërkombëtar këtë çështje .  Me  këto veprime veç Zoti e di se në mulli të kujt çojnë ujë ata. 

Zotëri“ Kryeministër, nuk  përmbahem dot pa u thënë se i keni bërë hesapet gabim nëse mendoni se mund ta gjunjëzoni luftëtarin e lirisë. . Ata janë me dinjitet e karakter të pathyeshëm se të tillë i bëri gjaku i shokëve dhe betimi për hakmarrje mbi plagët e tyre nëpër  istikame . Vetëm ata që kanë qenë ne Zonat e luftimeve kanë pasur mundësi për  të parë deri atje se si luftojnë e vdesin burrat për lirinë e atdheut. Lufta e tyre titanike triumfojë përballë  një ushtrie shumë më të  fuqishme  dhe me një regjim barbar siç ishte ushtria serbe e priër nga paramilitarêt dhe mercenarët  rus. Pikërisht luftëtarët e UÇK-ës me luftën e tyre vetmohuese arritën ta sensibilizojnë opinionin ndërkombëtar për luftën e tyre të drejtë dhe u bënë alte me ta deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës me synimet e tyre të çarta  se në një të ardhme jo të largët ajo do të bashkohej me Trungun Amë nga i cili u shkëput padrejtësisht.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …