Mr. Salih Salihu: Gruaja, nëna, motra që i dha shumë shqiptarisë dhe nuk merr-mori asgjë nga shqiptaria Behide Hasanaj

Çdo njeri që vie në këtë botë,vie me një misin të caktuar e sa dhe si do ta realizojë secili misionin e vetë, për dhe me të cilin ka ardhur, mvaret nga shumë faktorët që determinojnë, përcaktojnë secilin mison, prej secilit prej nesh ?!..

Por janë disa prej faktorëve të cilët janë edhe përcaktues, të cilët ndikojnë qenësisht në realizimin e misionit tone e që ky mision për secilin prej nesh është mision i shenjët, mvarsishtë prej secilit prej nesh se sa dhe për çfarë misioni jemi përcaktuar, nëse misoni  ynë është humnaitar-njerëzor dhe revolucionar shqiptar, apo do të jetë I përgjithshëm, global i tërësishëm, mbi planetin tokë ?!..

Për rastin konkret që neve po flasim dhe do të flasim për një emër konkret, një emër të përveçëm, fatbardhësisht,një vajzë, një grua,një nënë,një motër humanitare, revolucionare, shqiptare të cilën fati e deshi që kjo humanitare – njerëzore, ti takojë dhe të dale nga gjiu I popullit shqiptar,  e që shquhet me  një emër dhe mbiemër të përveçëm Behide Hasanaj!..

Fati e ka dashur por, edhe dëshira e tyre dhe veprimtaria e tyre e kanë përcaktuar që në mesin dhe gjiun e popullit shqiptar të marshojnë dhe defilojnë një mori personalitetesh e ku në rastet më të shpeshta janë dalluar femrat, nënat, motrat dhe grate pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare, në atë mes s’ka se si të mos përmendet, mbretresha Teutë, pasatj Mamica Kastrioti, Nora e Kelmendit, Elena Gjika e njohur si Dora D’Istria, motrat Qiriazi, Marie Shllaku, Bule Naipi dhe Persifonë Kokdhima, e për të vazhduar me pasardhëset e tyre, duke filluar me gratë, nënatë, L.N.D.SH.motrat dhe bashkëshortet e tyre si bashkëshoertaj dhe vajzat Qmëria dhe Valbonë Shala familje e Shaban Shalës, të cilin e patë vra me torture UDB-a në Prishtinë në janarin e vitit 1963, pasatj Donika Gërvalla, Hanife Mala, Saime Jusufi-Zeka, për të pasuar me veprimtaret e shquara të Revolucionit Gjithëkombëtarë Shqiptarë, të mars-prillit të vitit 1981, Gjylë Krasniqi-Gaca, Mirvete Dreshaj, Ramize Abdullahu,Havë Shala, Dinore Curri, Ajshe Gjonbalaj, Fatime Seniku, dhe për arritur deri tek periudha më e lavdishme e shekullit XX, që u quajt epoka e artë, për ndryshe epoka e Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës !..

Në këtë rast neve nuk kemi sesi të mos përmendim nënën e dy heronjëve të popullit shqiptarë Fahri dhe Bahri Fazliu Halime Fazliu e njohur për neve si nëna Limë,pastaj nëna Qamile Zhitia, nëna e Afrim Zhitisë e njohur si nëna Qamë, Pastaj nëna Sofije nëna e heroit të popullit shqiptar Agron Sofije Muharrem Rrahmani poashtu edhe bashkëshortja e idealit dhe e luftës së Agronit Florie Maloku Rrahmani dhe motra e Agronit, Valbona, Vajza e Hasan Ramadanit Fidajetja e cila luftoi krah për krah me babain dhe ua bëri for a shkieve me armë nëdorë, në mugëtirën e vitit 1994 në Albanik të Llapi-Besianës, nëna e Shkëlzen dhe Luan Hajredinaj, pasatj nëna Salë nënë Jasharjve dhe bashkshortja e Shaban Jasharit të Prekzait të Skenderajt, bashkëshortja e e Mehë Ramë Ukës e cila nuk ishte vetëm bashkëshorte,por ishte bashkëidealiste dhe bashkëluftëtare e Mehë Ramë Ukës, të gjithë këta ishin paraprijës të Ushtrisë Çlirimatre të Koosvës !..

Për arritur gjerë tekato të cilat shkuan dhëmbë për dhëmb kundër armikut babar shka në vijat  e frontit të luftës si që janë Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Fatime Hetemi, Ramize Abdullahu, Hyrije dhe Bahrije Veliu dy motra,Shyhrete Gosalci dhe një numër I madh I tyre të cilat treguan trimëri, guxim dhe heroizëm, secila më shumë se tjetra !..

Tash dikush do të thoshte që e zgjata ca me hyrje në këtë punim, por jo nuk e zgjata aspak, nuke zgjata fare, për arsye se duke ligjëruar për etapat, periudhat dhe personalitete të ndryshme gjatë tërë kohën neve jemi në temë dhe në ngjarje për të cilën jemi këtu dhe ndërkohë këtu dhe në këto që thane më sipër na delë komplet figura, personaliteti jeta dhe veprimtaria e Behide Hasanajt ajo që duhet të jetë dhe realisht që edhe është Behide Hasanaj, pi I hequr dhe pa I shtuar asnjë element të askujt tjetër vetëm e vetëm punës dhe kontributit monografisë së Behide Hasanajt !..

E them këtë për arsye se prej viteve 80-ta pak ose hiq janë ngjarjet apo ndodhitë që kanë ngjarë apo ndodhur e ku nuk është gishti dora dhe krahu I Behide Hasanajt, si përkrahëse, si ndihmëtare, si themeluese, krijue4se por edhe si udhëheqëse e atyre ngjarjeve dhe ndodhive të atyre viteve dhe etapave !..

Jo vetëm kaq Behidja shpiertin, zemrën dhe qenjen humanitare e njerzore e kishte të lindur dhe këtë e tregon në vepër qysh si e mitur, si fëmijë, at’herë kur në lagjen e saj në Pejë lozte me shoqet dhe shokët e saj, moshatar dhe moshatare, në mesin e të cilëve kishte, fëmijë të varfër, shih për këtë Behidja pjesën e bukës që mirrte nga shtëpia nuk e mbante vetëm për veten saj, por atë pjesë të bukës e ndante me të tjerët shoqet dhe shokët e lagjes me ata që kishin nevojë, a nuk është ky kulmi I humanes dhe njerëzorës, kulmi I humanitares ?!..

Por, ky është vetëm fillimi, I shpiertit humanitar dhe njerëzor I Behides, sepse puna dhe vlugu më madh I Behides do vazhdojë më pastaj, në mënyrë të veçantë, at’herë kur Behidja si mbajtëse e familjes dhe për hirë të mbajtjes së familjes detyrohet që të ja kthej shpinën Pejës të saj të bukur dhe të afërmëve dhe dashamirëve të saj, për çka Behidja do ta bëjë me gjysmë zemrën e saj dhe gjysmë shpertin e saj sepse gjysma e zemrës dhe shpiertin do ta lë në Pejë dhe në mesin e më të dashurve të vetë, por me që ju imponua një gjendje e tillë, Behidja dote shkojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, më konkretisht në Sarajevë dhe aty do vendoset për një kohë ku do fillojë të punojë rrobaqepëse, pas një kohe, vendoset në një fabrik për prodhimine e rrobave për jemtimët.

Pasi që arrinë sado pak ta konsolidojë dhe akomodojë familjen edhe në aspektin shoqror dhe atë ekonomik dhe pasi që në Sarajevë nuk shihet ndonjëfarë persepektive, vendos që të largohet nga Sarajeva emigron dhe vendoset në Zvicër.

Pas vendosjes në Zvicër dhe pasi që arrinë të konsolidohet, të përshatet,të ambientohet dhe të akamodohet, në shtetin zvicëranë, aty arrinë të krijoj njëfarë baze ekonomike, por edhe aty Behiden e prisnin punë të mëdha si për kah sasia por edhe vlera dhe rëndësia që kishin ato punë dhe këtyre punëve Behidja ju hynë me një dëshirë, vullnet dhe elan të çelikosur, fillimisht fillon të merret me mërgatën në Zvicër,të cilët I kërkonin dhe drejtoheshin me kërkesa dhe punë të mëdha dhe voluminoze dhe këto punë Behidja I kryente me dëshirën dhe vullnetin më të madh, ku fillimisht i vendoste dhe akomodonte, ua rregullonte dokumentacionin dhe aty ku kishte mundësi ua rregullonte vendbanimin e eventualisht ua siguronte dhe ndonjë vend pune!..

Të gjitha këto punë kryente Behidja ndaj një pjese të mërgatës shqiptare, në Zvicër por edhe në Gjermani pasi kishte krijuar disa kanale dhe disa lidhje me atje perms disa miqëve dhe mikeshave të Gjermanisë ?!..

Në vitet 90-ta kur gjakatari millosheviq dhe makineria e tij vrastare, kishte larguar shumë shqiptar nag puna kishte vra e pre kishte bërë etnocid dhe gjenocid e masakër dhe plotë burgosje e sakatosje dhunime dhe çka është një e zezë çka nuk kishin bërë bandat çetnike të ashtuquajtura polici, ushtri udbe dhe kos e Zhugosllavisë, përsëri kemi Behide Hasanajn në skenë e cial për at zbutur sado pak këtë mjerim që ishte krijuar në Kosovë, Behidja mer nismëri të tëra, ku me qindra dhe mijëra tonelata ndihma nisë për Kosovë të të gjitha llojeve për çkado dhe për çdo gjë që kishte nevojë Kosova e atyre viteve, duke filluar prej gjërave ushqimore dhe barnave e deri tek materiali ndërtimor, për ndërtimine e shtëpive, shkolave dhe objektve dhe lakaleve të të tjera të shkatrruara nga makinerija vrastare e millosheviqit dhe bandave të tyre !..

Behide Hasanaj emër I lakuar në të gjitha rasat dhe vetat dhe në të gjitha gjinit nga femrorja , mashkullorja bile as ajo asnjejse nuk ka mundur ti ik dhe të qëndrojë indiferente, ndaj punës veprës dhe veprës titane dhe vigane dhe voluminoze të Behide Hasanaj?!..

Emri I Behide Hasanajt I lakuar dhe shqiptuar fort dhe fuqishëm nga gruaja dhe burri, I riu dhe e reja, pioneri dhe pionerja I moshuari dhe e moshuara dhe s’ka se si të jetë ndryshe gjithnjë duke patur para sysh punën voluminoze e cila çdo kund dhe kudo, aty ku qenja njerëzore ka nevojë për te dhe për shtrijen e dorës së saj dhe kudo dhe kurdo që kërkohej asnjëherë dhe për asnjë cast nuk mungojë dora e shtrirjes dhe e ndihmës nga Behide Hasanajt!..

Behidja u lind me 20 prill të vitit 1958 nga nënë Shkurta Begolli Hasanaj dhe I ati Mustafë Adem Hasanaj me prejardhje nga Rugova heroike dhe legjendare prnadaj edhe Behidja skishte se si mos ta kishte inatin e rugovasës e sidomos në mbarvajtjen dhe kultivimin e kultit të punës, dhe sado që shumë punonte I dukej që fare pak bënte por vlerën dhe vlugun e punës e arriti at’herë kur u lidh me disa shoqata në zvicër vlenë të thekosohet në mënyrë të veçantë me Degëne Nënë Trezes, pastaj me Kryqin e Kuq, me Karitasin zvicran,pastaj në fund edhe shoqatën që kishte krijuar vetë Behidja Pëllumbi I Paqës, me Kishën zvicrane dhe shumë e shumë shoqata dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombtare.

Poashtu sapo kishte filluar lufta në Kosovë 1997 -1999 Behidja jep edhe një rend ku fut Brenda në Kosovë me qindra mijëra tonelata të gjitha gjërat dhe mjetet që I duhen civilëve dhe ushtrisë për luftën këto I kishte bërë duke marrë një rrezik të madh përsipër në atë gjendje lufte ku kontigjentet që kishte sjellur Behidja në Kosovë duhej të kalon pranë ose afër bandave çetnike të quajtura polici, ushtri udb-a dhe kos- të zhugosllavisë.

Poashtu Behidja, njohu shumë njerëz të arenës vendore dhe asaj ndërkombtare, dhe sidomos kur është çështja tek njerzit prestigjioz të arenës ndërkombtare behidja nuk e la ti ik asnjë cast dhe asnjë rast për të folur dhe për të lobuar për çështjen kombtare shqiptare gjithmonë dhe gjithnjë në atë kohë për Kosovën në veçanti Behdija për këto çështje foli dhe lobojë tek kroatët, tek boshnjakët tek zvicranët, tek gjermanët, tek suedezët, danezët dhe mbarë shtet skandinave dhe të beneluksit, Behidja në mënyrë të veçantë bëri përpikje dhe lobojë posaqërisht tek gjermanët, britanikët dhe mbi te gjitha dhe mbi çdo gjë tek Shtet e Bashkuar të Amerikës, për të gjitha këto dhe çdo gjë që ka bërë Behide Hasanaj ja dime për nderë dhe respekt dhe falenderojmë përzemërsisht dhe e përgëzojmë në mënyrë të veçantë !..

Poashtu i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur familjare dhe shoqërore gjithnjë duke I uruar që të vazhdojë edhe më tutje me misonin e saj humanitar – njerzor dhe revolucionar shqiptare sepse ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka kryer misonin e saj Behide Hasanaj dhe ende ka çfarë ti ofrojë popullit, kombit dhe shoqrisë shqiptare !..

            Shëndet sukses dhe gjithë të mirat Behide Hasanaj!..

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …