leoni

Mr.sc. Rrahim Bekteshi: Të ndalohet propaganda kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Mr.sc. Rrahim Bekteshi: Të ndalohet propaganda kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Fjala Liri mund të jetë një fjalë e vogël por për popullin shqiptar ka një kuptim shumë të madh!!!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi nga gjiu i popullit, ajo e ktheu imazhin e dikurshëm të shqiptarit qe e kishte ndër shekuj si luftëtar , ajo e theu mitin se Ushtria Serbe ishte e pamposhtur.

Sakrifica e djemve të UÇK-së është tejet e madhe.

Ishin bijtë dhe bijat më të mira të këtij kombi qe me armë në dorë i treguan pushtuesit serb se ata janë të gatshëm për të vdekur për lirinë e Kosovës. Ne e kuptojmë drejtë se kishim përkrahjen e NATO-s por mos harroni se gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte vetë Franca e cila u çlirua nga amerikanët pas zbarkimit në Normandi me 6 Qershor 1944.

Si rezultat i luftës çlirimtare, gjakut të dëshmorëve dhe përkrahjes së fuqishme të NATO-s në krye me SHBA-në erdhi dhe deri te çlirimi i Kosovës.

Pse kaq urrejtje patologjike ndaj UÇK-së?

Fjalori i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, politikanëve, analistëve dhe shumë moderatorve dhe udhëheqësve të programeve televizive në studiot e tyre private e që janë të orkestruara kryekëput nga subjektet politike përdorin një fjalor të anatemuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rivaliteti politik i partive politike nuk ka kufij, sa që kur ata e sulmojnë një lider politik nga partitë e dala nga krahu i luftës për ta ofenduar më rëndë e lidhin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Reagimet e organizatave të dala nga lufta kanë qenë të pafuqishme kundrejt kësaj kampanje të propagandave qe subjektet politike i lidhin me luftën e UÇK-së.

Në rrjetetet sociale, në kanalet televizive të sipërpërmendura është duke  u zhvilluar një fushatë e madhe propoganduese kundër UÇK-së thua se ne jemi pushtues dhe jo çlirimtar.

Mentaliteti ballkanas, nëse është një individ, nuk janë të gjithë të njëjtë.Popujt të civilizuar mundohen të lindin heronjë, ne kemi me mijëra por nuk i përfillim.

Dua të përmend një rast nga lufta e Napoleonit gjatë pushtimit të Egjiptit:

“Kur një nga komandantët egjiptas Muhamed Kerimi u shqua si komandant në rezistencën kundër ushtrisë franceze, por në fund ai u zu rob dhe për ti falë lirinë Napoleoni i kërkojë

10,000 franga ari, ai u përgjigj nuk kam. Napoleoni i tha huazoji nga tregtarët dhe ashtu i lidhur me zingjir dhe i rrethuar nga ushtarët franqez kërkojë ndihmë  nga ata por asnjëri nuk e ndihmojë dhe kështu ai u kthye duarthatë para Napoleonit, atëher Napoleoni ju drejtua :

Nuk kam zgjidhje tjeter pos qe të vras jo për luftën kundër Francës por për shkak se ke sakrifikuar jetën tënde për frigacakët të cilët nuk kanë ndjenja pë lirinë e Atdheut”

Pse është lejuar kjo propagandë Anti UÇK ?

Zanafilla e sajë fillon nga lufta çlirimtare, por këtu faji qendron edhe tek drejtuesit  partive politike të krahut të luftës të cilët deri sa ishin në pushtet nuk arriten qe vlerat e luftës të mbrohen me ligj ashtu si duhet.Sot secili komenton, ofendon nga ata antikombtar e deri tek politikanët kurse shokët tanë dhe drejtuesit e deridjeshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës heshtin thua se asgjë nuk po ngjan..

Në partitë politike janë të infiltruar edhe shumë njerëz antikombtar qe menzi kanë pritur ti kundërvihen me propagandë dhe forma të ndryshme UÇK-së.

Kur përdoret ky fjalor, shumica e të rinjëve të lindur pas luftës mendojnë qe kjo është e vërtet sikurse ka ndodh me faktorin ndërkombtar…!

Ne jemi të popullit mos bëni krahasime në politikë me luftëtarët e lirisë..

Andaj po them : Mjaftë më!

Të nëpërkëmbur dhe të etiketuar nga të gjithë, sepse durimi ka kufij!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …