Mr. Sci. Avni Çakmaku: Ja pse e kam pranuar nominimin tim kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës

Mr. Sci. Avni Çakmaku: Ja pse e kam pranuar nominimin tim kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës

Të dashur qytetarë të Prishtinës!

Unë, Avni Çakmaku kandidat për kryetar të komunës tuaj nga subjekti politik FJALA, dua të jua shpjegoi arsyet pse e kam pranuar nominimin tim kandidat për kryetar të komunës. I vetëdishëm për faktin që sfida është shumë e madhe e për disa edhe e pamundur, që të ballafaqohem me kundërkandidatët, duke e pasë parasysh keqpërdorimin e të gjithë atij kapaciteti si në aspektin e resurseve njerzore poashtu edhe financiare intenca jonë ka qenë dhe është ofrimi i një qeverisjeje ndryshe për qytetarët.

Elementet kryesore janë konceptet programore të partis si dhe vizioni ynë dhe i imi për të krijuar një mendësi më ndryshe të qeverisjes komunale. Kjo mendësi e re i kundërvihet si në aspektin ideologjik poashtu edhe në aspektin praktik mendësis e cila e ka udhëheq Prishtinën për këto 18 vite.

E para, qeverisjës së LDK-ës e cila të arritur ka konsideruar, sistemimin e militantëve dhe përfitimin e vetëm një grupi të vogël njerzish duke filluar prej punsimeve, ndarjës së subvencioneve, rregullimet urbanistike që militantët të përfitojnë, shkelje ligjore për interesa personale, lejimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare për interesa personale, keqpërdorime të cilat nuk kanë fundë dhe e gjithë kjo për një elit të cilës për tiu bashkangjitur, kriteri i vetëm ka qenë ndëgjueshmëria dhe servilizmi.

E dyta, qeverisja e VV e cila me konceptin e vet politik dhe ideologjik qëllim kryesor dhe mundë të themi të vetëm e kanë luftimin e armiqëve ideologjik ndërsa për pjesën tjetër të menaxhimit pa asnjë vision zhvëllimor. Nëse e vëmë në retrospektiv angzhimin e qeverisjës së VV e shohim se ata janë vetëm kopjues, uji 24 ore, transporti urban, termokosi, dy tri kënde lojrash dhe asgjë më shumë. Qeverisje e cila definitivishtë krejt industrin ndërtimore e q’vendosi në F. Kosovë dhe Graqanic.

Po të mos ishte Prishtina qendër administrative e administratës qëndrore Prishtina do ta kishte problemin e ikjës së popullatës sikurse që është shprazur pothuaj se e gjithë popullsia rurale duke krijuar mbingarkesa infrastrukturore pa kurfar nevoje. Të llogarisësh një Hajvali, Makovc, Grashtic, Keqekollë Bërnic, Mramor si dhe të gjitha fshatrat e komunës si zona nga të cilat duhet shpërngulur është së pari e pajustifikushme e dyta paaftësi complete për tju ofruar atyre perspektiv në vendët e origjinës.

Perkundër faktit që një infrastruktur ekziston njerzit po shpërngulën. Kjo qeverisje e ka mbyt çdo iniciativ zhvillimore me politikat e tyre fiskale të cilat qysh në startë e kanë pamundësuar çdo investim. Qeverisja e VV nuk është marrë asnjëher për sigurimin e tregjeve për produktet e prodhuesve vendor përkundër trumpetimit se duhet konsumuar produktet vendore sepse të gjithë ata prodhues që kanë krijuar të mira i ka pru në pozita të tilla që skan pas lëvërdi pune. Po a ka mundë të bëjë ndryshe VV, historia na dëshmon se jo, kjo ideologji ka dështuar para 30 viteve me një debakël në rrafshin global. Shtetet të cilat janë udhëhequr me këtë koncept, ideologji, edhe përkundër faktit se e kanë pas krejt aparaturën e shtetit nuk kanë pas vision të ecin përpara sepse për të tillët kan qenë dytësore apo tretsore apo si qëllim i 10 zhvillimi dhe mirqenja e përgjithshme, ndërsa parsore, luftimi i kundërshtarve politik, ideologjik.

Politikat fiskale janë katastrofale vazhdimsi e mendësis së LDK-ës “POPULLI E BANË”. Vizioni ekonomik nuk ekziston. Edhe disa ditë, po them ditë sepse investimet infrastrukturore e kanë një cikël i cili përfundon nëse punohet si duhet atëher me çka do të mirret VV kur të gjithë e shohin se vision nuk kanë. Këtu prap vie në pah aftësia e të kopjuarit duke i kryer punët infrastrukturore shkel e shko që të ketë me çka të merret.

Qytetari duhet të rezonojë duke i marrë parasysh të gjitha segmentet e jetës e jo vetëm duke u bazuar në disa improvizime kozmetike të cilat në pamje duken të bukura por në realitet janë të shëmtuara sepse vetëm një elit mundë ti shijoj të themi prej JAHTIT, ndërsa pjesa tjetër e zhytur thellë në problemet e jëtës, probleme të cilat kjo qeverisje ja u shkaktoi, as që ka mundësi ti konsumoj as vizualishtë e lëre më ti shijojë praktikishtë.

Kjo mendësi ndryshon vetëm me njerëz të cilët nuk kanë paragjykime ideologjike, nuk kanë qëllime personale, të cilët kanë vision se si ecët përpara në të mirë të përgjithshme, kjo mendësi do tia këthej shpresën të gjithë qytetarve, se edhe këtu mundët të jetohet dinjitetshëm, se këtu mundë të lindë Shpresa e jo të shuhet, dhe këtë e ofron vetëm koncepti politik ekonomik i partis FJALA.

Lejone FJALËN dhe kandidatin Avni Çakmakun të ju dëshmoj për një udhëheqje të ndershme, me vision, në të mirë të të gjithëve.

Avni Çakmaku

Kandidat për Kryetar të Prishtinës nga Partia FJALA

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …