Në një intervistë për Radion-Kosova e Lirë, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mrika Trumshi-Hoxha, duke folur për jehonën e këngëve atdhetare në të kaluarën dhe zvetënimin e saj sot nga grupe interesi dhe nga mediet e papërgjegjshme thotë: “Unë kam zgjedhur të jem kjo, le të jem e ‘’humbur”. Shumë prej atyre që këndonin kështu si unë, e kanë lënë ose kanë devijuar. Nuk kam pse të bej komente, pasi kjo është jeta e sotme që na kanë servirur, “luftë për të ekzistuar”. Por ajo që ja vlen të përmendët është që pikërisht këngë zhgarravina me fjale të ndyra, që këndohen po nga i njëjti soj, janë këngët më fitim prurës dhe që gjejnë promovim absolut në ekranet tona ‘’prestigjioze’’,ose ose, kur një këngë patriotike këndohet nga një përformance, që të vjen të vjellësh kur e shikon të veshur ashtu në skenë. Këtë fakt nuk mundem ta perceptoj, ose me tepër, pse ne arritëm deri këtu?. Një falënderim prej zemre për ju dhe të gjithë ata që u transmetoni brezave, këngën burimore dhe të pastër shqipe, për atë që u transmetoni shqiptareve. Kemi shumë nevojë për zëra të tillë mediatikë, që të mos lejojmë të zbehet, që të mos lejohet të hidhet pluhur, që të mos transformohet kënga burimore dhe e pastër shqipe sipas interesave të profiterëve. Kjo histori për të cilën me të vërtetë, kemi pse të krenohemi, është jona, është historia e shqiptareve…”. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “Intervista”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …