Adem Lushaj

Msc. Adem Lushaj: Zeqë Hasaj, inxhinieri që ishte halë në sy për Qeverinë vrasëse të Millosheviçit

Inxhinieri i Gjeodezisë, Zeqë Hasaj, ishte intelektual, politikan dhe veprimtar i madh i çështjes kombëtare për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Ai, pos që ishte ndër themeluesit e parë të degës së Partisë Republikane (PRK-së) në Deçan, dhe shumë organizimeve tjera politike e jo politike të viteve të  ’90-ta, me kohën iu bashkua radhëve të atyre që rrokën pushkën në mbrojtje të vendit. Me të filluar ndryshimet demokratike të viteve 90-ta, Zeqë Hasaj, ishte vënë në krye të këtyre ndryshimeve, duke u bërë njëri nga nismëtarët e parë për formimin e degës së PRK-së në Deçan, e më vonë edhe kryetar saj.  Ai, po ashtu ishte i vendosur në zbatim të Statutit të partisë,  ku në njërin nga Nenet e tij, thuhej “në raport me armikun (Serbinë), dhunës duhet përgjigjur me dhunë”, përkundër pasojave që mund të kishte, personale dhe familjare.

“Në Kuvendin Qendror të Partisë, inxhinieri Zeqë Hasaj zgjidhet nënkryetar i kësaj parti, e që më vonë do jetë edhe kandidat për deputet të Republikës së Kosovës. Nga aty, filluan maltretimet më të egra serbe, ndaj figurës së nënkryetarit të PRK-së, që pos arrestimeve të vazhdueshme, kishin rrahur në mënyra çnjerëzore, duke i shkaktuar edhe lëndime të rënda trupore. Përkundër këtyre, Zeqa nuk u ndal për asnjë çast, por ishte edhe më i vendosur në zbatim të Statutit të partisë, që do thoshte, “përgatitje për luftën e armatosur”. Tashmë, Zeqa ishte bërë halë në sy për Qeverinë vrasëse të Serbisë. Ai, pa hezitim u rreshtua krahas luftëtarëve  të lirisë, që ishin nën emblemën e UÇK-së, gjë që ishte edhe synim i tij i vazhdueshëm.

Dhuna ndaj Zeqë Hasaj, kishte vazhduar edhe për shtatë muaj së qëndruari nëpër burgjet serbe, që pos maltretimeve më barbare, ndaj tij kishin përdor edhe elektroshokun sikurse edhe forma tjera të dhunës. Vrastarët serbo-sllavë, nuk ishin të kënaqur me ato që ia kishin shkaktuar gjatë gjithë kohës sa e kishin mbajtur në burg, por para lirimit (përkundër dëshirës së tij), i kishin dhënë injeksion, i cili doli të jetë vdekjeprurës, ngase pas shtatë ditësh që ishte lëshuar nga burgu, gjeti vdekjen.

Shkuarja në amshim e atdhetarit Zeqë Hasaj, duke lënë kujtime të paharrueshme, jo veç të familjarët dhe  kolegët e tij, kishte vështirësuar jetën e familjes, e posaçërisht të bashkëshortes, e cila ishte shndërruar në babë dhe nënë, për 4 fëmijët e saj (të gjithë nën moshën 13 vjeçare). Por, me të gjitha mundimet kishte arritur ti rris dhe shkollon të katër fëmijët, ashtu siç kishte dashtë edhe burri i saj. Kurse, Fidani ka ndjekur rrugën e babait, duke përfunduar studimet master në fushën e gjeodezisë.

Zeqë Hasaj, pos që ishte veprimtar i madh i çështjes kombëtare, ishte edhe mjeshtër i madh i lojës së shahut, gjë që kishte marr titullin “mjeshtër shahu”. Klubi i shahut i cili mbanë emrin e tij, ka shënuar suksese të mira në gara ekipore, qofshin vendore apo ndërkombëtare, duke u bërë edhe nën kampion i vendit, që kishte përfaqësuar Kosovën në nivele ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …