leoni

Msc. Rabije Haklaj: Copëza përjetimesh nga lufta në Kosovë, 1998-1999!

Msc. Rabije Haklaj: Copëza përjetimesh nga lufta në Kosovë, 1998-1999!

(Mbyllja e familjes time dhe dhjetëra shpirtrave tjerë në bodrumin “bunker” të shtëpisë sonë!

Në fillimin e viteve të 90-ta, e më saktësisht vitet 1992-93, kur babai im Nezir.S Haklaj (dritë i pastë shpirti), filloi ndërtimin e shtëpisë sonë, ai sikur e kishte ndjerë se Kosova,  nuk do t’i shpëtoi  luftës për çlirimin e saj! Babai, që më fillimin e punimeve, më shumë se çdo gjëje rreth ndërtimit të shtëpisë, i kushtoi rëndësi, ndërtimit të një bodrumi e që në kuptimin e plotë të fjalës, më shumë i ngjason një bunkeri, se sa një bodrumi të zakonshëm. I mbaj në mënd si sot, punimet shumë të mundimshme dhe të tejzgjatura të babait më punëtorët, ngase  e tëra ishte punë krahu dhe me mjete primitive. Projektimi  në kokën e babait ishte (meqë edhe vet kishte rolin e arkitektit) që kjo të jetë një  hapësirë më e madhe se një dhomë mu në mesin e shtëpisë, me  një thellësi shumë të madhe nën tokë, pa dritare, me betonim masiv dhe me hyrje  nga pjesa  anësore e shtëpisë!

Unë si fëmijë, por edhe gjithë familja atëbotë, jo vetëm që nuk e kuptonim rëndësinë e tij, por edhe mëndonim  vallë, çfarë na duhej ky bodrum si “bunker” aq i fortifikuar, që po merr aq shumë mund  kohë e kosto!?  Për këtë vazhdimishtë bisedonim me babanë, sepse na dukej disi “investim koti”! Por, përgjigjëja e tij ishte e shumë e shkurtër: “ehhh babë, këtë  bodrum, mund ta përdorim për çdo gjë…….,do të na duhej…..!”, dhe asgjë nuk thoshte më shumë!

Lufta në rajonin tonë, filloi që nga Marsi i vitit 1998, dhe ky bodrum/bunker tanimë, jo vetëm që na duhej, por për më shumë se një vit na u bë  “strofulla” në të cilin kaluam 90%  të kohës,  ditë e natë, dhe jo vetëm familja jonë, por edhe dhjetëra shpirtëra tjerë që strukëshim në të si “minjët”, gjërsa nga jashtë, ndëgjohëshin bombardimet dhe detonimet e makinerisë serbe që dridhnin gjithë shtëpinë e rajonin tonë të Deçanit! Të strukur e nën ankthini e vdekjës, të gjithë vështronim njëri tjetrin, duke mos e ditur se, a do shpëtonim, qoftë edhe nga shkaterrimet e shtëpisë qe mund të na e mbyllnin hyrjen e bodrumit “bunker”,  apo, do të na zinin  të gjallë mbrenda…! E çka do të ndodhte më tutje  me fatin tonë,  kjo vec dihej….!

Me përjashtim të babait që ishte në vijë të frontit me një distancë  200-300  metërshe nga pozicionet serbe, pjesa tjetër e familjes, por edhe shumë familje tjera që kishim të strehuar në shtëpinë tonë, këtu të mbyllur e kalonim gjithë kohën.  Vetëm ndonjëhere kur qetësoheshin luftimet e kjo ndodhte zakonishtë kur egërsirat serbe bënin ndonjë pushim dhe ushqeheshin, këtë pushim të tyre edhe ne e shfrytëzonim  për të hyrë në shtëpi për tu ushqyer et. Këtë hyrje më shpesh e bënim nga dritaret, meqë hyrja e shtëpisë ndodhej ballë për ballë nga vinin plumbat e predhat e makinërisë serbe. Por, edhe kur dilnim nga bodrumi, nuk shkonim më lartë  se në katin e parë, sepse në të II-tin, e sidomos katin e III-të, e kemi pas harruar edhe që egziston.

Ditët dhe netët tanimë për një vit, na ishin bërë rutinë e zakonshme. E mbijetonim të sotmen, por nuk e kishim të sigurtë të nesërmen….!Si shpresën e vëtme të shpëtimit tonë e shifnim, ndërhyrjen e forcave të NATO-s, dhe  ishte nata e së Enjëtes së 24  Marsit, aty rreth ores 20.00,  kur të strukur, në ”bunkerin tonë shpëtimtarë”, sepse zhvilloheshin luftime të ashpëra, nga radio që na shoqëronte gjithë kohën ndëgjuam lajmin më të gëzuar të jetës sonë. Lajmin që avionët e NATO-s, sapo filluan fluturimet e tyre për bombardimin e caqëve serbe dhe u tha se,   avionët e parë bombardues po hynin nga kufiri me Shqipërinë.  Ishte ky moment i pa përshkrueshem me fjalë, dhe të  kapluan  nga lotë gëzi, pa mënduar për rrezikun, të gjithë ia “ mbathëm” nga bunkeri, për në tërrasen e katit të tretë, nga ku vështrohej thuajse i gjithë rajoni  Dukagjinit.

Pamjet, se si avionët hynin nga Shqipëria dhe bombardonin pozicionet serbe, ishin pamjet dhe përjetimet më të lumtura  në jetën tonë. Tanimë,  nuk na dhimbsej as jeta e shpirti,  sepse lirinë e shifnim realitet që po vie. E përderisa NATO bombardonte caqet serbe nga qielli, bishat serbe ende nuk ndaleshin. Predhat dhe altileritë e tyre kundrejtë nesh nga toka,  nuk pushonin asnjëhere. Ishin gëzimi e kënaqësia për të parë më sytë tanë avionët e NATO-s duke bombarduar që neve edhe përfundimisht na nxoren nga “nën-Toka”. E nga ai moment,  pra 24, Maers 99`edhe cdo natë tjetër e kalonim në vëndin më të rrezikshëm, (terrasen e shtëpisë)  duke vështruar avionët, por ky ishte vëndi që nga pamjet, na e mundte edhe frikën, dhe na ofronte kënaqësin më të madhe- të shofëah në flakë pozicionet serbe nuk kishte përshkrim.

Por kjo kënaqësi fatkeqësisht, na zgjati vetëm një javë (24, Mars – 1, Prillë) kur forcat serbe të tërbuara nga mllefi e vreri i shfrenuar, na u vërsulën egërsishtë me gjithë makinërinë e tyre dhe nga të gjitha anët, duke na sulmuar e shkatërruan çdo gjë, deri në mes-diten e 1 Prillit 1999, kur na dëbuan,  nën flakën e granatimeve të ashpëra, nga të cilat, shumë qytetarë mbetën të vrarë, duke mos pasur mundësi as ti varros kush. Shumë të tjerë të plagosur, familjarët e tyre përpiqëshin ti merrnin me vete….! E ne të tjerët, të humbur në kaosin e luftës nën predhat që zbrazëshin mbi ne, familjarë të ndarë nga njëri-tjetri që nuk dinim per fatet tona, vazhdonim rrugën në drejtimin që ende nuk e dinim se për ku po na debojnë. E kjo „Odyse“ e tmerrit, përfundoi pas ca ditëve, kur mbërritëm në Kukës të Shqipërisë, për të vazhduar edhe aty qëndrimin 10-të ditorë nën qiellin e hapur!

Me të përfunduar lufta në Qërshor 1999, familja jonë me 1. Korrik u kthyem në vatrat tona të djegura e shkatërruara. Pamjet ishin horror në gjithë rajonin. E kundërmimi i aromës së tymit,  kafsheve e njerëzve të vrarë, ishin gjurmët që kuptuam, se çka kishin lënë pas egërsirat serbe të Millosheviçit.

E shtëpia jonë, meqë u ishte përshtatur stategjikisht, për 3 muaj kishte qenë “cerdhe” e forcave serbe, të cilët si duket, në ikje e sipër në 3-4 vënde të ndryshme i kishin vu flakën, por cuditërisht e mrekullisht i kishte shpëtuar djegjës.

Tani në liri, në bodrumin tonë bunker, edhe pse ishte shpëtimi ynë gjatë gjithë luftes, unë që nga përfundimi i saj, për gati 20 vite, nuk kam gjetur forcë të hyj as 10 here në te….,E arsyet janë të çarta, sepse, ende mbajë po aq të freskëta përjetimet e luftës e tmerrit, saqë, në momentin që hyjë brenda, me duket sikur po i ndëgjoi ato dridhjet nga detonimet e ashpra gjatë luftimeve e granatimeve dhe ankthin e përjetuar për më shumë se një vit!

Por, a thua vallë, a i mbajnë te freskëta  kujtimet e përjetimet e luftës edhe një “takom” i yni qeveritarësh e pushtetarësh!? (Kuptohet, ata që po thonë se kanë përjetuar shumë nga lufta…! Unë, por edhe qytetarët tjerë këtë, nuk po mund ta besojmë, sepse janë veprimet e tyre të pas-luftës, që po e tregojnë krejtë të kundërten. Këta po na e dëshmojnë se, edhe nëse kanë përjetuar vuajtje dhe sakrifica, të gjitha i kanë harruar dhe i kanë shlyer nga kujtesa e tyre këto që përjetuam edhe ne populli i Kosovës që ishim në luftë. Tanimë për këta njerëz, paraja dhe pushteti eshtë bërë “vlera më e cmueshme” që po e tejkalonë edhe vetë vlerën e lirisë, qe ne sot e kemi, port nuk po mund ti gëzohemi sic duhët, sepse këtë liri, na e kanë robëruar grabitësit e pa ngopur!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …