Nëse qytetarët nuk respektojnë masat e vëna nga institucionet shëndetësore kundër përhapjes së koronavirusit, mund të ketë shtyerje të fazës së dytë të lehtësimit të masave. Ky është paralajmërimi që dha sot zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti në një konferencë për media të mbajtur pas takimit të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë. “Në rast se përkeqësohet situata do të detyrohen ta bëjnë shtyrjen e hapjes së dytë. Është një gjendje menaxhushme kemi një numër të vogël që kanë përfunduar me fatalitet po ashtu kemi një shkallë prej 71% të shëruarve dhe deri në këtë fazë Kosova ka menaxhuar mirë”, tha ai. Hoti tutje bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet edhe njëherë ky komitet, dhe nëse ka rritje të rasteve me koronavirus, mund të shtyhet edhe faza e dytë e rimëkëmbjes ekonomike
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …