leoni

MTI angazhohet për lehtësimin e procedurave për Investitorët

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Financave dhe Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ku është diskutuar për një mekanizëm financues që i është ofruar Qeverisë së Republikës së Kosovës në formë të programit për zhvillimin dhe implementimin e disa politikave kyçe reformuese. Në mesin e këtyre politikave reformuese janë të përfshira edhe tri procese reformuese që janë duke u udhëhequr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në koordinim të plotë edhe me Zyrën e Kryeministrit. Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë, thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, mekanizmi për trajtimin e ankesave nga investitorët. Të gjitha këto aktivitete të rëndësishme reformuese janë duke u mbështetur nga partnerët tanë ndërkombëtar por edhe nga institucionet përkatëse vendore dhe do të kenë një ndikim shumë të rëndësishëm në përmirësimin e mëtutjeshëm të klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …