MTI dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, ka shpallur Top Ndërmarrjet e Vitit 2018

MTI dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, ka shpallur Top Ndërmarrjet e Vitit 2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka shpallur Top Ndërmarrjevet Vitit 2018. Mirënjohjet u ndanë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në  bazë të regjioneve të Kosovës. Ministri tha se një gjë ë tillë organizohet çdo vit, me qëllim që të sado pak bizneseve t’iu japim përkrahje dhe moral për punën dhe angazhimin e tyre që e bëjnë në vendin tonë. “Kjo është vetëm një simbolike krahasuar më atë që meritoni si komunitet i biznesit. Shpërndarja e këtyre mirënjohjeve është kontribut i asaj që ju keni dhënë në mirëqenie tonë, punësim, teknologji, inovacione dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, është shprehur Shala. Ministri ka treguar se në kuadër të MTI-së përmes njësisë se saj, Agjencisë KIESA zhvillohen edhe disa projekte tjera që përkrahin fuqizimin e prodhimit vendor.

Shala gjithashtu i ka përmendur veprimtarit që do të përkrahen nga MTI-KIESA:

-subvencionimit të makinerive prodhuese,
-skemat për certifikim të produkteve, përmes se cilave produktet e juaja do të certifikohen dhe të pranohen ndërkombëtarisht, gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore
-skemat për këshillim, po ashtu edhe kjo gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore.
-organizimin e panaireve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ju ofrohet kompanive tonë pjesëmarrja në to dhe ekspozimi i produkteve të tyre në tregjet evropian dhe me gjerë.
-ofrimi i parcelave në kuadër të zonave ekonomike për një periudhë 99 vjeçare, si dhe shumë e shumë aktivitet tjera.

Në fund ministri i ka inkurajuar bizneset që t’i përcjellin aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe të aplikojnë për te qenë pjesë e tyre.

“Edhe njëherë ju përkujtojmë që  MTI çdo herë do të jetë përkrah bizneseve dhe do të avokoj për zgjidhje të problemeve të tyre si tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …