MTI dhe IFC marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje dhe promovim e Kosovës si destinacion unik për investime

MTI dhe IFC marrëveshje bashkëpunimi për mbështetje dhe promovim e Kosovës si destinacion unik për investime

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare – IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore që u përfaqësua nga Thomas Lubeck, Drejtori Rajonal për Europën Juglindore (IFC) dhe Riccardo Serri, Drejtori i Seksionit Ekonomik dhe Politik pranë Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.  Ministri Shala theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e vlerëson lartë punën dhe partneritetin e deritashëm me IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore. “Dëshiroj të konfirmoj edhe një herë interesimin dhe gatishmërinë tonë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Me këtë rast e falënderoj edhe Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë  si njërin ndër donatorët me aktiv në Kosovë dhe njërin nga partnerët tanë më të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës në integrimet rajonale dhe europiane”, tha ministri Shala.

Shala tha se “Projekti për Hartimin e Politikave për Promovimin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor” është një projekt rajonal që mbulon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka për qëllim të asistoj Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saja për përmirësimin e infrastrukturës rregullatore për përmirësimin e mëtejmë të klimës së investimeve si dhe harmonizimin e politikave rajonale të investimeve me standardet evropiane gjë që do të ndihmoj vendet e këtij rajoni duke përfshirë edhe Kosovën të avancojnë mëtutje në procesin e integrimeve në Bashkimin Europian.

 “Ne gjatë takimeve tona të përditshme me investitorët e huaj dhe vendor, po e shohim se po rritet numri i investitorëve të interesuar për të investuar në Kosovë dhe MTI me ndihmën e këtij projekti të ri po synon që të përmirësoj infrastrukturën e saj ligjore dhe rregullatore për të bërë Kosovën vend atraktiv për investitorët e huaj. Po ashtu, ne synojmë që të përmirësojmë klimën e investimeve për bizneset, të harmonizojmë politikat tona të investimeve me standardet evropiane dhe tu shërbejmë investitorëve në mënyrë më efikase”, tha ministri Shala.

Në kuadër të këtij projekti do të përfshihen këto aktivitete: Zhvillimi dhe vendosja e një Agjende Rajonale për Reforma lidhur me politikat e promovimit të investimeve të huaja, Të bëhet formalizimi/zyrtarizimi i kësaj Agjende Rajonale për Reforma nëpërmjet instrumenteve të duhura zbatuese; Të bëhet implementimi dhe monitorimi i reformave lidhur me investimet e huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6) sipas Agjendës Rajonale për Reforma lidhur me investimet e huaja; Promovimi i Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËB6) si destinacion unik për investime.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …