MTI ka organizuar paraqitjen shtetërore të shtatë operatorëve turistikë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar paraqitjen shtetërore të shtatë operatorëve turistikë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Shtandi i Kosovës po vizitohet nga vizitorë të shumtë të cilët po informohen nga përfaqësuesit e KIESA-s, tour operatorët dhe agjencitë turistike lidhur me mundësitë që ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit, si në kuadër të atraksioneve turistike ashtu edhe në aspektin kulturor e historik. “Kosovo Holidays”, “Wander“, “Altavia Travel”, “Travel Agency Fibula”, “Eurokoha-Reisen”, “Outdoor Kosovo” dhe Balkan Natural Adventure janë tour operatorët dhe agjencitë turistike nga Kosova që po promovojnë paketat e tyre turistike dhe po zhvillojnë takime me kompani pjesëmarrëse dhe vizitorë. Kosova në këtë panair prezantohet në mesin e mbi 180 vendeve pjesëmarrëse i cili vizitohet mesatarisht nga 160 mijë vizitorë. MTI për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese e cila gjendet në ne sallën 1.2 a, shtand nr. 211. Panairi do të jetë i hapur nga data 06 deri 10 mars 2019 në Berlin të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …