MTI-KIESA shpall top ndërmarrjet e vitit, ministri Shala garanton bizneset që do t’i mbështes në kërkesat e tyre

MTI-KIESA shpall top ndërmarrjet e vitit, ministri Shala garanton bizneset që do t’i mbështes në kërkesat e tyre

 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka shpallur Top Ndërmarrjeve të Vitit 2018.

]Mirënjohjet u ndanë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në  bazë të regjioneve të Kosovës.

Ministri Shala tha se një gjë ë tillë organizohet çdo vit, me qëllim që të sado pak bizneseve t’iu japim përkrahje dhe moral për punën dhe angazhimin e tyre që e bëjnë në vendin tonë.

 “Kjo është vetëm një simbolike krahasuar më atë që meritoni si komunitet i biznesit. Shpërndarja e këtyre mirënjohjeve është kontribut i asaj që ju keni dhënë në mirëqenie tonë, punësim, teknologji, inovacione dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë. Ministri ka treguar se në kuadër të MTI-së përmes njësisë se saj, Agjencisë KIESA zhvillohen edhe disa projekte tjera që përkrahin fuqizimin e prodhimit vendor.

Shala përmendi veprimtarit që do të përkrahen nga MTI-KIESA: subvencionimit të makinerive prodhuese,

    skemat për certifikim të produkteve, përmes se cilave produktet e juaja do të certifikohen dhe të pranohen ndërkombëtarisht, gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore

    skemat për këshillim, po ashtu edhe kjo gjatë vitit 2019 kjo do të përkrahet nga projekti i Bankës Botërore.

    organizimin e panaireve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ju ofrohet kompanive tonë pjesëmarrja në to dhe ekspozimi i produkteve të tyre në tregjet evropian dhe me gjerë.

    ofrimi i parcelave në kuadër të zonave ekonomike për një periudhë 99 vjeçare, si dhe shumë e shumë aktivitet tjera.

Ministri Shala i ka inkurajuar bizneset që t’i përcjellin aktivitetet e MTI-së dhe të aplikojnë për te qenë pjesë e tyre.

“Edhe njëherë ju përkujtojmë që  MTI çdo herë do të jetë përkrah bizneseve dhe do të avokoj për zgjidhje të problemeve të tyre si tek institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …