MTI promovon turizmin në Aeroportin “Adem Jashari”

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamenti i Turizmit, ka vendosur tri shtande me materiale informuese dhe promovuese në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Këto materiale promovuese dhe informuese kanë për qëllim informimin e vizitorëve për potencialet turistike të Kosovës. Materialet informuese dhe promovuese janë vendosur edhe në këndin e informatave të përgjithshme, brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Përditësimi do të bëhet në baza të rregullta dhe do të jetë i gatshëm katër muaj gjatë sezonit veror përkatësisht, gjatë muajve: maj, qershor, korrik dhe gusht; si dhe dy muaj gjatë sezonit dimëror përkatësisht gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …