Muaji maj është i rënieve e i sakrificave të mëdha për liri

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëluftëtarë e miq bënë homazhe në kujtim të dëshmorëve të lirisë: Besim Kabashi, Jeton Kabashi, Bujar Thaqi dhe Selim Berisha, në “Lugjet e Verdha” të Rahovecit dhe në Brestoc, aty ku ata tanimë kanë shtëpinë e amshueshme. Me këtë rast kryetari Latifi ka thënë:  Besimi, Jetoni, Bujari, Selimi ranë heroikisht në altarin e lirisë, mu në lulen e rinisë, në beteja të pabarabarta e të ashpra me armikun, në atë fund maji. Dëshmorët e rënë në majin 1999 janë LULKUQET e LIRISË së Kosovës. Gjithë këto rënie, gjithë ky gjak dhe gjithë këto vuajtje të popullit tonë, dëshmojnë qartë sa shtrenjtë e paguam lirinë tonë.

Lavdi dëshmorëve dhe atyre që u përjetësuan në rrugëtimin e lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …