Muamer Zukorliq dhe Sulejman Uglanin në Parlamentin e Serbisë

Muamer Zukorliq dhe Sulejman Uglanin në Parlamentin e Serbisë

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura për parlamentin serb, Muamer Zukorliq ka marrë 31 mijë, dhe Sulejman Ugljanin rreth 30.000 vota.

SNS e premierit Vuçiq do të vazhdojë të ketë shumicën në Parlamentin serb, ose në rast se këtë herë nuk do të ketë ndonjë partner, përballë vetës do të ketë opozitën e denjë. Së paku kështu tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga REC, bazuar në 97.45 %  të qendrave të votimit të cilat janë përpunuar.

Sipas këtyre rezultateve, progresistët (SNS) ata morën një fitore bindëse në zgjedhje me më pak se 50 për qind të votave, ndërsa përveç tyre në ulëset e parlamentit serb edhe deputetët e më se 11 listave, nga të cilat ka pesë komunitete të tjera kombëtare në mesin edhe komuniteti shqiptar nga Lugina..

BDZ ( BKS) e Sanxhakut udhëhequr nga Muamer Zukorliç ka fituar 0.85 për qind të votave dhe dy vende. SDA ( PAD)Sanxhakut, Sulejman Uglanin fitoi 0.79 për qind të votave dhe dy vende në parlament. Rezultatet nuk janë përfundimtare dhe mund të pritet që partitë boshnjake në Parlamentin e Serbisë të jetë më e fortë për një deputetë më shumë.

Kandidati për deputet Shaip Kamberi i ka gjasat më të mëdha që të jetë përfaqësues i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë. Ai ka marrë përkrahjen e shumicës së shqiptarëve të Preshevës.

Por ka edhe analist të tillë të cilët deklarojnë se Fatmir Hasani nga lista e PVD e ka fituar mandatin e deputetit dhe do te jete përfaqësues i shqiptareve ne Beograd për 4 vitet e ardhshme, është ky lajmi me i ri nga Lugina e Preshevës. Është pikëpyetje e madhe qe Lugina te siguroj dy deputet, qe deri tash kishte dy ne parlamentin e Serbisë, njofton agjencia e lajmeve

PVD e Riza Halimit është e vetmja parti shqiptare qe i ka thëne PO pjesëmarrjes të zgjedhjeve parlamentare me shprese për te pasur Lugina se paku dy deputet ne parlamentin e Serbisë. Pra kjo ishte lista e vetme shqiptare e cila mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, tashmë është certifikuar në Komisionin Republikan Zgjedhor, përkundër vështirësive dhe problemeve teknike të grumbullimit të dhjetë mijë nënshkrimeve përkrahëse. (Ismet Azizi)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …