Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, i cili u shpreh se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se është turpëruese që disa shtete islame nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo po ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën. “Kosova është model për tolerancën, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në mbarë botën, vlera këto të kultivuara nga OBI dhe të cilat gjithsesi do të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të mbetura të kësaj organizate”, ka thënë Al-Issa. Thaçi u shpreh mirënjohës për zotimin e Sekretarit, Al Isa lidhur me angazhimet e intensifikuara në përkrahje të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …