Anëtari i Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovë, Muhamedin Kullashi ka deklaruar se Mehmet Kraja ka bërë shkelje serioze duke vendosur logon e ASHAK-ut në një shkrim që, nuk ka asgjë shkencore. Kraja ka keqpërdorur pozitën me këtë shkrim të dobët, duke bërë edhe përpjekje për riimponim të mendimit. Kullashi tha se në mbledhje është përmendur edhe prirja për ta emituar memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Serbisë të vitit 1986. Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheq një akademi, kur ai ka folur për banda në akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksionin tonë, domethënë e kemi shpërfill totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, as kredibilitet ta qeverisë ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj këshillit me të cilat jemi ballafaquar, edhe me parë nuk i japin me vërtet kredibilitet”, tha Kullashi për RTK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …