Në prag të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, si dhe në prag të festës së Bajramit të madh, mërgimtari Muhamet Bytyçi nga Shkoza e Malishevës, që jeton dhe punon në Gjermani, përsëri i ka ndihmuar familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, me një shumë të konsiderueshme. Ndihma e dhënë është me para. Këtë ndihmë, mërgimtari Bytyçi, e ka dërguar përmes komunës, përkatësisht përmes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa mjetet janë dërguar në adresat e caktuara të familjeve të jetojnë në kushte të rënda dhe kanë nevojë për përkujdesje. Ditë më parë, ky mërgimtar, kishte ndihmuar katër familje, ndërsa tani ka ndihmuar edhe 20 familje të tjera, në prag të këtyre festave. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderon mërgimtarin Muhamet Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët, si dhe humanistët tjerë, të cilët, në prag të këtyre festave, i kanë ndihmuar familjet në nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …