Muhamet Gjocaj: Në muajin e fundit 26 mijë e 375 familje me 108 mijë e 149 anëtarë kanë marrë ndihmë sociale

Udhëheqës i Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Muhamet Gjocaj  thotë për Radion Evropa e Lirë se shuma e asistencës sociale për familjet skamnore në Kosovës sillet nga 50 deri në 150 euro në muaj. “Aktualisht duke iu referuar muajit të fundit janë 26 mijë e 375 familje me 108 mijë e 149 anëtarë të cilët kanë marrë ndihmë sociale. Në dy vitet e fundit sillet ky numër i familjeve, 25 mijë deri në 26 mijë. Vlera e parave që ata marrin varet nga numri i anëtarëve. Po ashtu çdo familje që kanë fëmijë nga mosha 0 deri në 18 vjeç marrin nga 5 euro shtesë në emër të rritjes dhe shkollimit. Pra një asistencë sociale në disa raste mund të shkojë deri në 150 euro, që është shuma maksimale”, thekson Gjocaj.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, mbi 26 mijë familje në Kosovës me rreth 108 mijë anëtarë jetojnë në varfëri të skajshme me rreth 1.30 euro në ditë. Sipas këtij dikasteri qeveritar, numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale, në dy vjetët e fundit nuk ka ndryshuar shumë. Edhe të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, flasin për rreth 17.6 për qind të popullatës që jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …