Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se të dy ndajnë të njëjtën qasje politike. Hamiti reagoi pas deklaratës së Osmanit, e cila pranoi se edhe pse mund të ketë dallime në qasjen me Kurtin, në interesat afatgjata të Kosovës janë të një mendje. Nën qeverisjen e Kurtit dhe me mbështetjen e Osmanit, Kosova ka qenë nën sanksione ndërkombëtare që prej qershorit të vitit të kaluar, duke humbur projekte të rëndësishme të BE-së në vlerë prej qindra miliona eurosh. Muhamet Hamiti gjithashtu kritikoi dështimin e qeverisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mungesën e njohjeve ndërkombëtare gjatë katër viteve të fundit, si dhe pranimin e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, që sipas tij, i jep serbëve autonomi politike-territoriale në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …