Muhamet Krasniqi, pjesëtar i Grupit të Armatosur të Kumanovës, i dënuar me burg të përjetshëm në Maqedoni, ka treguar për mediet lidhur me kushtet në të cilat po qëndrojnë shqiptarë atje. Ai thotë se tri vjet më parë ishim nisur me idealin e bashkimit kombëtar, meqë trojet shqiptare nuk i përkasin shtetit të Maqedonisë, por janë troje etnikisht shqiptare. Muhamet Krasniqi ka folur edhe për bisedat me Ali Ahmetin në momentet e aksionit, duke shpjeguar se ai ka qenë në dijeni për gjithçka. Aksioni ynë ka pasur për qëllim, minimum federalizmin e Maqedonisë, maksimumi ndarja e pjesës shqiptare dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Grupin luftarak, që kishte rënë në pritë në Kumanovë dhe kishte luftuar heroikisht më 9 e 10 maj të vitit 2015 ai e quan bërthama e riorganizimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Muhamet Krasniqi thotë se për këtë grup dhe qëllimet e tij kanë qenë në dijeni shumë politikanë e deputetë të të gjitha partive në Kosovë, por edhe politikanë nga Shqipëria e Maqedonia.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …