leoni

Muhamet Mala: Ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i lëvizjes ilegale, Sokol Mala

Me një dhimbje të thellë në zemër, ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i lëvizjes ilegale, Sokol Mala, nga fshati Rezallë. Sokol Mala ishte një figurë e njohur dhe e respektuar për angazhimin e tij të palodhur në kauzat kombëtare, përkushtimin e tij të gjatë ndaj popullit shqiptarë dhe kontributin e tij të vyer në ndihmë të atdheut.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet sot, më 1 nëntor 2024, në orën 16:00, në varrezat e lagjes Mala në Rezallë. Ftojmë të gjithë miqtë, të afërmit, dhe ata që e njohën dhe e vlerësuan figurën e tij, të marrin pjesë në këtë ceremoni mortore për të nderuar kujtimin e tij të paharrueshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Sokol Malën!

Kontrolloni gjithashtu

35 vjet dhimbje dhe krenari për Heronjtë e Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në përkujtim të 35-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri …