Muharrem Mahmutaj: Fol Hydajet, a pajtohesh me akuzat qe ja bëri Calit kolegu yt, deputet nga grupi i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli

Muharrem Mahmutaj: Fol Hydajet, a pajtohesh me akuzat qe ja bëri Calit kolegu yt, deputet nga grupi i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Zonës Operative të Llapit, koloneli,  Muharrem Mahmutaj, i ka parashtruar një pyetje publike deputetit të tashëm të Vetëvendosjes, ish-të burgosurit politik, Hydajet Hysenit, se a është qëndrim zyrtar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes deklarata e deputetit të Vetëvendosjes ,Haxhi Avdyli, rreth akuzave të tij për vrasje të pjesëtarëve të LDK-së, nga UÇK-ja. Mahmutaj e ka pyetur deputetin Hyseni se pse po heshtë për këto akuza kur e njeh vet Calin sepse gjatë luftës edhe të ka bërë konak.

Pyetje publike për mikun tim, Hydajet Hyseni

Veç një pyetje e kam miku im Hydajet Hyseni. Ti e njeh mirë Sali Mustafën -Calin. Ja njeh vlerat. E njeh edhe si të burgosur politik por edhe si luftëtar të UÇK-së. E kemi takuar bashkë edhe në ditët e vështira të luftës. Na ka pas kthye bukë dhe na kishte bërë konak. A pajtohesh me akuzat qe ja bëri Calit kolegu yt, deputet nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli dhe a është ky qëndrim i Grupit tuaj parlamentar? Fol Hydajet se ty nuk të ka hije heshtja! Ke fol dhe ke qenë frymëzim për ne kur ka qenë edhe me vështirë. A të kujtohet Hydë sa shpesh e kemi këndur bashkë me Calin këngën e rapsodëve të Tropojës për ty “Përgjithmonë ne pranë e kemi trimin tonë Hydajet Hyseni ..” Mos na e vrajë këngën!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …