Muharrem Murat Misimi (9.4.1935 – 23.9.1998)

Muharrem Murat Misimi (9.4.1935 – 23.9.1998)

Heroi i kombit, Muharrem Murat Misimi, ka lindur me 9 prill në vitin 1935 në fshatin Prekaz i Epërm. Prindërit Murat e Shaha Misimi lindën e rriten shtatë fëmijë, katër djem e tri vajza: Ilazin, Uken, Ademin, Muharremin, Haven, Salen dhe Miradijen. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm, Muharremi e mbaroi në vendlindje. Meqenëse ishte nga një familje atdhedashëse e arsimdashëse ai regjistrohet në shkollë të makinerisë të cilën e mbaron më sukses të lartë. Në moshën 31 vjeçare ai punësohet në minierën Trepçës në zgafellë për t’i dhenë krah familjes. Pas fillimit të punës ai filloi të merrej me aktivitetet e ilegales patriotike dhe organizimin e parullave të minatorëve që e kundërshtonin regjimin serb në vitin 1966 pikërisht për aktivitetin e tij si dhe posedim të flamurit kombëtar ai është burgosur nga okupatori serb. Ai ka qenë edhe organizator i protestave për kundërshtimin e heqjes së kushtetues së vitit 1974. Muharremi ishte njëri prej shumë trimave shqiptarë që edhe nga nëntoka kosovare nga horizontet e minierës së Trepçës e ngriti zërin për padrejtësitë ndaj popullit shqiptarë të Kosovës dhe për këtë gjë ai u dënua më 60 ditë burg në vitin 1989 nga 11 maji deri më 05 korrik të këtij viti. Pas lirimit ai arrin të kthehet përsëri në punë por edhe të merret më aktivitetet patriotike.
Në një rast tjetër konfrontimi me policinë serbe, një polic shqiptar i ish pushtetit sikur deshi ta “kursente” Muharrem Misimin duke i mos hapur rast policor, por i tha: Ne e dimë, Muharrem se ti je i varfër dhe se i mban 10 anëtarë të familjes por edhe je në moshë. Çka të shtyri me i mbrojt të pasurit që janë në burg?! Me atë rast Muharremi i është përgjigjur “Asgjë nuk do të më kthejë nga rruga që kam filluar bashkë me shokët e mi”. Po ashtu më vonë në protestën e ngujimit dhe të bllokimit të punës për shkak të mos plotësimit të kërkesave që i kishin minatorët ata hyjnë në grevë urie plotë katër ditë e katër nëntë nga 27 tetori deri më 30 tetor të vitit 1989 ku më pas njësitë speciale serbe hyjnë në horizontet e minierës ku ishin minatorët grevist dhe i nxjerrin ata jashtë të lidhur barbarisht më tela të metalit dhe i dënojnë tre prej tyre si organizatorët kryesor të kësaj proteste një ndër ta ka qenë edhe Muharrem Misimi i cili e vunë burgun nga 30 tetori 1989 deri më 14 shkurt 1990. Në radhën e parë të marshit protestues minatorëve të nisur nga Trepça për në Prishtinë në këmbë ka qenë sypatremburi Muharrem Misimi i cili padyshim së ka qenë flakadani i parë i Epopesë së Minatorëve. Kur ishte në pyetje çështja kombëtare minatorët nuk kishin “liderë” apo ndonjë grup të ngushtë të organizatorëve. Ata e kishin një parim të jashtëzakonshëm “një për të gjithë” dhe “gjithë për një”, në çdo marsh, protestë ata funksiononin më këtë qëndrim pjesë e këtij unifikimi burrëror ka qenë edhe Muharremi.
Shumë aktivitete të ilegales patriotike që janë mbajtur në Prekaz janë zhvilluar në odën e tij. Ndërsa kontaktet e para më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ai i bën në fillim të vitit 1998 ku edhe bëhet pjesë e saj dhe vepron kryesisht në fshatin Prekaz i Epërm. Ai ka marrë pjesë në disa aksione frontale kundër forcave serbe ka qenë mburojë për popullatën civile e cila ka qenë po ashtu në shënjestër armiku shekullor. Në mesin e viteve të 90-ta ai e ka blerë pushkën e llojit karabinë në vlerë prej 1500 marka ngase e nuhaste së në këtë fundshekull do të ndezët një luftë çlirimtare. Muharremi se bashku me djemtë e bashkëfshataret e tij kishin rrokuar armët për t’i dal zot atdheut. Si pjesëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”, ai ka qenë i afërt dhe njeri me qasje pozitive me çdo ushtar të UÇK-së, mbase ka qenë me i moshuari ndër të gjithë trimat çlirimtar. Pjesëmarrës i shumë betejave e i shumë fitoreve, një ndër betejat me të theksuara në të cilën ai ka marrë pjesë ai është ajo e Klinës së Mesme në mesin e korrikut 1998 ku është zhvilluar një luftë shumë e ashpër dhe afërt në distancë prej 50 – 100 metra. Në këtë ballafaqim frontal që ka zgjatur rreth tri orë forcat armike janë zmbrapsur, mposhtur dhe janë dëmtuar si në njerëz ashtu edhe në teknikë lufte. Beteja të tjera në të cilat Muharremi ka qenë pjesëmarrës janë beteja e Prekazit, Qirezit, Galicës dhe e Pantinës që janë zhvilluar para vjeshtës se vitit 1998 para rënies se tij. Më datën 23 shtator po të këtij viti Muharremi me shokët e idealit që kurrë nuk janë ndarë madje edhe në përjetësi kanë shkuar se bashku Xhavit Bislimin, Mexhid Bislimin dhe Driton Ibrahimin, të ndodhur vetëm këta katër hasin në pritë të forcave serbe në malet e Galicës më ç’rast e fillojnë një luftë të ashpër për jetë o vdekje zhvillojnë një betejë disa orëshe dhe bien heroikisht për të mos vdekur kurrë, për t’u bërë gur themeli i lirisë së Kosovës. Gjatë luftës çlirimtare nga radhët e familjes se Muarrem Misimit është plagosur djali Arsimi dhe mbesa Laura. Muharremi ka qenë një burrë shtatë lartë, i qetë, i matur vizionar e mbi të gjitha trim që kthim mbrapa nuk ka ditur, ai gjithmonë e ka ëndërruar bashkimin kombëtar, pra Shqipërinë natyrale ashtu siç e njeh Zoti. Ai ka qenë i martuar dhe pas vetës ka lenë gruan Shefkijen si dhe shtatë djem e një vajzë: Naimin, Afrimin, Muratin, Brahimin, Arsimin, Agimin, Artonin dhe Merveten.
Pas lutës familja Misimi ka marrë mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Një rrugë në fshatin Prekaz i Epërm është emërtuar me emrin e tij. Ndërkohë gjatë ditëve të Epopës se UÇK-së në vitin 2017 kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar Muharrem Misimin me urdhrin Hero i Kosovës. Të tillë djem ka lind e rrit Prekazi djepi i ëndrrave liridashëse të shqiptarisë. Hero nën tokë, në zgafella duke kërkuar drejtësi, e hero mbi tokë me pushkë në dorë e bashkë me shokë luftoi për lirinë e atdheut heroi Muharrem Misimi. (L. D.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …