Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se me humbjet e mëdha të Trustit llogariten dyfish pasi një pjesë të atyre mjeteve s’ishte lejuar që t’i tërhiqnin qytetarët. Nitaj ka shkruar se sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30 përqindëshit për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël. Trusti pensional i paska humbur 161.6 milionë. Sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël. Që humbin askush s’jep llogari, kryesorja qytetarëve të mos u jepen”, ka shkruar, Muharrem Nitaj.
