Muharrem Rrustem Lataj (3.10.1976 - 29.5.1998)

Muharrem Rrustem Lataj (3.10.1976 – 29.5.1998)

Menjëherë pas luftës heroike në Prekazin legjendar, pastaj në Gllogjan të komunës së Deçanit, edhe carrabregasit iu bashkuan luftës për liri, që nga mesi i prillit 1998, duke formuar shtabe lokale luftarake dhe emergjente, pika mbrojtjeje e luftimi, mundësuan zhvillimin e një beteje pesëmuajshe (prill-shtator 1998) që la gjurmë në histori, megjithëse mori dhe jetëra dëshmorësh, me të cilët sot nderohet kombi. I tillë ishte edhe dëshmori i kombit Muharrem Rrustem Lataj.

Lindi më 3 tetor 1976 në fshatin Carrabreg të Epërm të komunës së Deçanit. Prindërit e tij, Rrustem e Zizë Lataj i patën 10 fëmijë: shtatë djem e tri vajza. Bajrami ishte fëmija i katërt. Ai lindi e u rrit për t’i dalë përballë pushtuesit shekullor serb e për ta dëbuar nga kjo tokë që po digjej e po rënkonte në robëri me shekuj.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Deçan. Edukata familjare dhe shkollore i dhanë vullnet e njohuri për luftën çlirimtare me mënyra të ndryshme, që nga manifestimet antijugosllave përmes demonstratave e protestave, deri të lufta e armatosur për liri.

Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u inkuadrua më 5 maj 1998 në shtabin e Carrabregut. Dy herë ishte në Malësi për të siguruar furnizim me armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sidomos vëllai i tij, Bajrami, i ardhur nga mërgimi për të luftuar, radhiti heroizma të njëpasnjëshëm. Rreth dhjetë herë vajti për furnizim me armë dhe tregoi zhdërvjelltësi në front.

Muharremi, në luftë i pati edhe vëllezërit e tjerë. Policia serbe e kishte hetuar se djemtë e Rrustemit ishin mobilizuar në luftë, madje kryenin ndër detyrat më të ndërlikuara luftarake, sidomos Bajrami e Muharremi. Andaj arrijnë në shtëpi të tyre dhe e arrestojnë babain, Rrustemin, me dy plaka fqinje, mu në oborrin e tij, e dërgojnë në Deçan, së pari te polici serb Vula, pastaj të maltretuar e fusin në një shtallë kafshësh ndër 80 të zënë robër të atij rajoni, pikërisht në kullën e Sylë Cacajt, derisa i lirojnë pas dy muajsh.

Ditën kritike të luftimit, më 29 maj 1998, kur duhej bërë bartja e të plagosurve për në spital, si dhe deportimi i popullatës civile të fshatit për në zona më të sigurta, angazhime këto që u përballën me sukses, Muharremi, bashkë me Adem Ramë Tahirajn, ndodheshin në pozicion të mbrojtjes së vendlindjes, në krye të detyrës, pikërisht në Kodrën e Loshajve, i cili atë ditë u plagos, në një konfrontim të ashpër me forcat serbe të ardhura befasisht nga ana e epërme, kur po përpiqeshin ta marrin atë pozicion dhe të futen në fshat. Si i tillë, ai u bë dëshmori i parë i vendlindjes – Carrabregut në luftën për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe, duke u radhitur në gjerdanin e lirisë së bijve më të mirë të Rrafshit të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës.

Duke e mbrojtur pozicionin, fshatin, veten e bashkëluftëtarin e tij Adem Ramë Tahirajn, i cili plagoset, në përballje me armikun, Muharremi reziston derisa i shpenzohen të gjithë plumbat e automatikut. Goditet nga armiku, në përpjekje për ta kaluar rrugën e një gardhi me rrjet telash. Kjo ishte e tëra që kërkohej prej tij dhe që nuk kurseu ta japë me tërë vullnetin e vet për hir të lirisë së Kosovës. Për trupin e tij nuk ka qenë e mundur të dihet rreth katër muaj, për shkak të pozicionimit të forcave serbe aty. Pastaj është varrosur nga babai në fshat afër çarrit qindvjeçar.

Muharremi është dëshmori i parë i fshatit. Trupi i tij pushon në varrezat e dëshmorëve të vendlindjes, ku u është ngritur edhe lapidari madhështor një prej shumë vulave luftarake për liri kombëtare.

Rënia heroike e tij me shokë i dha hije madhështore luftës heroike për liri e historisë kombëtare jo vetëm kosovare, duke ia falur jetën e veprën kauzës çlirimtare shqiptare. Veprën e tij e vazhdoi i vëllai, Bajrami, i cili u shqua, pos tjerash, me udhëheqjen e grupeve të ushtarëve për furnizim me armatim, të sjellë nga Malësia, mbi dhjetë herë.

Rënia e tij është dhembje dhe goditje e rëndë për familjen e dhokët, për Dukagjinin e mbar kombin, por edhe krenari, sepse me gjakun e tij e të qindra dëshmolrëve të tjerë që e dhanë gakun për liri, për ta gëzuar të tjerët.

Familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga Shtabi e shoqatat e dala nga lufta çlirimtare. Pos këtyre vepra e tij heroike ka zënë vend edhe në vargjet folklorike e artistike, që e madhëron edhe më tej figurat e shquara që dhanë jetën për liri.

Bashkë me bashkëluftëtarë të tjerë dëshmorë, figura e shquar luftarake e Muharrem Latajt shkëlqen, pos tjerash në përmendoren e fshatit, në Carrabregun e Epërm. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …