Muharrem Svarqa: Komuna është e gatshme t’i mbështesë shoqatat dhe pjesëmarrësit e luftës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, një takim me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka shtruar nevojën e shtimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Ai u ka thënë përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së se kjo Komunë është e gatshme t’i mbështesë shoqatat dhe pjesëmarrësit e luftës me çdo mundësi që i ofrohet. Svarqa ka folur edhe për perspektivën e afërt të themelimit të një kompanie publike komunale, e cila do të ofrojë mundësi punësimi ose sistemimi të kategorive të dala nga lufta. Ndërsa përfaqësuesit e shoqatave të luftës së UÇK-së, Gafurr Bytyçi i Familjeve të Dëshmorëve, Nazmi Krasniqi, i Veteranëve dhe Bedri Hasani i Invalidëve të Luftës, janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim dhe bashkërenditje të aktiviteteve. Ata kanë kërkuar nga Svarqa që të mbështeten pjesëmarrësit e luftës me të gjitha mundësitë, duke përfshirë shfrytëzimin autoparkingut dhe sistemimin e mundshëm në shanset që ofrohen për punë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …