Përveç në viset malore edhe në qytet po bëhet pastrimi i borës nga hapësirat publike, sheshet dhe rrugicat. Për tu arritur kjo përveç Kompanisë që ka tenderin për pastrimin e borës një punë të mirë po e bëjnë edhe vet qytetarët, për çka kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, publikisht i falënderon ata. Ai në llogarinë e tij në fcb. shkruan: “Pastrimi i rrugëve po vazhdon në qytet. Dua ti falënderoj të gjithë ata qytetarë, që po na ndihmojnë në mënyrë vullnetare në pastrim. Megjithëse është paralajmëruar se ditët në vazhdim do të jet shumë ftohtë, ju apeloj gjithashtu që mos ti ekspozoheni temperaturave të ulëta.